TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Paralajmërimet që marrëveshja finale të arrihet gjatë vitit 2023

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mbi dy orë nga takimi Kurti-Vuçiq

Dialogu mbi një dekadë mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, ka pasur mungesën e kornizës kohore.

Këtë javë për herë të parë filluan të përmenden data se kur ky proces mund të marr fund.

Kryeministri i vendit Albin Kurti deklaroi se Bashkimi Evropian, ka propozuar fundin e shkurtit ose fillimin e marsit për një gjë të tillë.

Nga pozita afatizimin e cilësojnë si një element shumë të rëndësishëm drejtë normalizimit.

“Është afatizimi i këtij procesi, që është mëse e domosdoshme në veçanti për shumë procese tjera në të cilat po kalon Republika e Kosovës, domosdoshmërinë e ngritjes së subjektivitetit ndërkombëtar dhe natyrisht funksionalizimin e mirëfilltë të të gjitha elementeve të shtetësisë në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare … për ne është e domosdoshme që ky proces të mbahet në dinamikën aktive në të cilën ka filluar dhe natyrisht afati i pranverës së vitit 2023 të jetë afati i finalizimit të një afati të gjatë, apo arritjes së marrëveshjes finale për normalizim në mes të dy shteteve”, ka thënë Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari.

Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se e rëndësishme është që marrëveshja të arrihet brenda vitit 2023.

“Nuk mendoj që marsi mund të jetë datë fikse, çka jam i sigurt që mund të ndodh është që, nëse kryeministri Kurti e ka përnjëmend dialogun, i beson procesit dhe ka koordinim me partnerët tanë amerikan dhe evropian, mund të krijohet një momentum i ri, për një marrëveshje për njohje të ndërsjellë, dhe a arrihet kjo në mars apo arrihet në qershor nuk besoj që është relevante. Çka është relevante, është që të jetë në vitin 2023”, ka deklaruar Enver Hoxhaj nga PDK-ja.

Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thonë se kryesore në këtë fazë është që marrëveshja të përmbyllet me vulën amerikane.

“Afatet kohore janë pak problematike të thuhet, ka d.m.th jemi kthy mbrapa me vendimin e fundit të kryeministrit Kurti. Mirëpo, fokusi duhet të jetë sa më shpejtë mirëpo në lidershipin amerikan. Rezoluta e AAK-së është e qartë ku flet për ftesën e një samiti amerikan i cili do të përmbyll këtë çështje një herë e përgjithmonë”, është shprehur Besnik Tahiri nga AAK.

Korniza kohore për dialogun ishte ajo që pamundësoi arritjen e një ujdie mes palëve të hënën e 21 nëntorit në Bruksel.

Kronika e realizuar nga gazetari Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Kurti: Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Ulutash: Angazhim i KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë

Ulutash: Angazhim i KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë

Haradinaj: Sonte i gjithë kombi shqiptar është me Kosovën, shkruani historinë

Haradinaj: Sonte i gjithë kombi shqiptar është me Kosovën, shkruani historinë

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Abdixhiku uron Kosovën: Kemi arritur diçka që pak kush e arrin – besimin

Begaj: Shqipëria konfirmon progresin me hapjen e kapitujve të fundit të negociatave për BE

Kosova përballë Turqisë, Begaj: Me zemër në Prishtinë

KFOR zhvillon trajnim të përbashkët me Forcat e Armatosura të Zvicrës

KFOR zhvillon trajnim të përbashkët me Forcat e Armatosura të Zvicrës

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Foramcioni startues i Kosovës për ndeshjen historike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën