TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Paralajmërim për mërgimtarët: Trafik i rënduar në Kroaci

by Tëvë1
9 muaj ago
3
A A
Paralajmërim për mërgimtarët: Trafik i rënduar në Kroaci

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka lëshuar një njoftim me rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët, e në veçanti për mërgimtarët që planifikojnë të udhëtojnë nëpër Kroaci gjatë fundjavës së ardhshme.

Sipas autoriteteve kroate, të shtunën, më 5 korrik 2025, në kryeqytetin Zagreb do të mbahet një koncert gjigant në ajër të hapur, ku pritet të marrin pjesë rreth 500 mijë vizitorë. Kjo ngjarje pritet të ketë ndikim të madh në trafikun rrugor, jo vetëm në qytet, por edhe në rrugët kryesore që çojnë drejt Zagrebit.

  • Autostradat A2, A3 dhe A4, që lidhin Zagrebin me qytete të tjera;

  • Autostradat A1 dhe A6, që vijnë nga jugu drejt kryeqytetit;

  • Rruga anësore e Zagrebit, ku parashikohet një fluks i lartë automjetesh.

Autoritetet kroate kanë paralajmëruar se trafiku do të jetë jashtëzakonisht i ngarkuar nga 4 deri më 6 korrik, veçanërisht gjatë natës nga e shtuna në të dielën. Brenda qytetit do të ketë bllokime të shumta rrugësh, për shkak të masave të përkohshme të menaxhimit të trafikut, si dhe pritet lëvizje e dendur e automjeteve dhe këmbësorëve.

Në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar thuhet:

“Duke pasur parasysh bllokimin e pritur në rrugët kryesore, ne këshillojmë të gjithë turistët që planifikojnë udhëtime rrugore përmes ose nëpër Zagreb – qoftë gjatë rrugës për në destinacionet turistike kroate ose duke u kthyer nga destinacionet kroate në vendet e tyre të origjinës – të planifikojnë udhëtimet e tyre një ose më shumë ditë para të shtunës, 5 korrik 2025.”

Po ashtu, qytetarëve u rekomandohet të qëndrojnë të informuar në lidhje me gjendjen e trafikut duke ndjekur:

Programin e Dytë të Radios Kroate (në gjuhën angleze),

Faqen zyrtare të HAK: www.hak.hr,

Aplikacionin “Croatia Traffic Info” për pajisje mobile.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar apelon për kujdes dhe planifikim të udhëtimit me kohë, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe ndërlikimet gjatë kalimit nëpër Kroaci këtë fundjavë.

Tags: kroaciqkmkTeve1trafik
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Abdixhiku për “Katanën”: Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën