TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshteri Lika – detaje nga seanca

Sot, kanë dal para Gjykatës Themelore të Ferizajt gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika. Pas seancës dëgjimore, Gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit prej një muaji për të dyshuarit.

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshteri Lika – detaje nga seanca

Nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruar nga Njësia Speciale Operative e Policisë erdhën në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Gjashtë të arrestuarit dolën në gjykatore, pasi dyshohet se morën pjesë në planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura.

Pasi përfundoi seanca dëgjimore, Musa Konxheli, avokat i njërit nga të arrestuarit tha se klienti i tij nuk është i përfshirë fare në rast.

“Unë si mbrojtës i Rilindit duke u bazuar në provat që deri tash i kemi konsiderojmë që klienti im nuk është i përfshirë fare në këtë vepër penale. Prokuroria pretendon se ai ka qenë një ndër anëtarët e grupit që në bashkëpunim edhe me anëtarët e tjerë kanë planifikuar dhe kanë përgatitur veprën penale me të cilën dyshohen se kanë kryer”, tha ai.

Derisa Fehmije Gashi – Bytyqi, avokate e Diamant Gashit, deklaroi që në kërkesën për paraburgim nuk paraqiten elemente për lidhshmëri ideologjike, fetare.

“Ajo çka mund të them për juve dhe opinionin në këtë fazë dhe gjatë gjykimit unë kërkova prokurori i çështjes që së bashku me kryeprokurorin e Ferizajt, Burim Çerkini, të dalin edhe një herë të japin sqarime që kjo vrasje askund nuk është përmend në kërkesën e paraburgimit se ka lidhmëri ideologjike, fetare, islamiste, siç po e përdorin mediat e informimit për arsye se është edhe një rrethanë tjerët, është edhe me Kodin Penal të Kosovës, edhe me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutë të Kosovë”, tha Bytyqi.

E pash më shumë se tri orë e gjysmë, të dyshuarit u larguan nga objekti i Gjykatës.

Të pandehurit me duar të lidhura u futën në veturat e Policisë se Kosovës.

Ndërkaq për sigurimin e zonës u panë njësi të shumta speciale me armë të gjata.

Derisa sa po largoheshin, Gjykata Themelore në Ferizaj doli me njoftim që ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji kundër të pandehurve H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë.

Gjykata thotë se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 1 prill rreth orës 23:00 në hyrje të një ndërtese, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë – rreshterin, Muhamed Lika.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dalin në publik pakënaqësitë brenda LDK-së, kërkohen ndryshime në lidership

Nënshkrimet për Kuvendin e jashtëzakonshëm, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

Dyshimet për helmim nga ushqimi, dy pronarë të lokaleve do të intervistohen në Han të Elezit

Rritet numri i të prekurve me HIV – 6 të vdekur

Klinika Infektive: 31 pacientë janë hospitalizuar me simptoma helmimi, 11 pozitivë me bakterin Salmonella Enteritidis

Kosova, arti, letërsia dhe diplomacia

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën