TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Para takimit me Muratin, Azemi: Paga minimale të bëhet 600 euro

by TËVË 1
4 muaj ago
1
A A
Azemi: Qeveria po i trajton punëtorët e sektorit privat si skllevër

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se në takimin e Ministrisë se Financave për çështjen e rritjes së pagës minimale do të propozojë që paga minimale të bëhet 600 euro.

Para fillimit të takimit, i cili është i mbyllur për media Azemi tha se si sindikatë e vlerësojnë edhe pagën minimale prej 500.

Ai tha se nëse kompanitë private nuk pajtohen me këtë shumë mund të ketë edhe grevë.

“E dimë vetëm që do të bisedohet për pagën minimale, a do të jenë akterët kryesorë të cilët duhet të japin fjalën e vet a nuk janë nuk e di.. Qëndrimi i sindikatës të cilin edhe kryeministri edhe ministri në detyrë i Financave e ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë e ka që pagën minimale për punëtorët e sektorit privat duhet të jetë 600 euro. Qeveria mund të merr vendimin për pagën që të jetë 500 euro ne e vlerësojmë edhe këtë lëvizje, por ne ia lëmë vetës dyert hapur sepse normal të gjitha ato kompani që nuk pëlqejnë këtë pagë, kemi të drejtën e grevave sepse opinioni është i njoftuar me kohë”, tha Azemi.

Ministri në detyrë i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka ftuar në takim për sot përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve për të diskutuar çështjen e rritjes së pagës minimale.

Takimi është paraparë të mbahet për sot prej orës 10:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj thekson se procesi për caktimin e pagës minimale në Kosovë mund të nisë vetëm pasi të jetë konstituuar Këshilli Ekonomiko-Social (KES) dhe të ketë një Qeveri funksionale, sipas procedurave të përcaktuara me ligj. Sipas tij, çdo konsultim apo vendim jashtë kësaj procedure, nuk do të ketë fuqi ligjore, bëjnë të ditur burime nga institucionet përkatëse.

Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Ndërsa, më 26 tetor kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku dështoi formimi i qeverisë së re, përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euro.

Tags: Hekuran MuratiJusuf Azemipaga minimaleTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën