TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Papunësia dhe mungesa e vendeve të punës janë shqetësimet kryesore për shqiptarët dhe serbët e Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kur e teproni me sheqer organizmi sinjalizon

Në rezultatet e anketës thuhet se papunësia dhe mungesa e vendeve të punës janë shqetësimet kryesore për shqiptarët e Kosovës (51%) si dhe serbët e Kosovës (46%), e pasuar nga sistemi i dobët shëndetësor dhe korrupsioni në institucionet publike, raporton teve1.info

Për shqiptarët e Kosovës tre kërcënimet kryesore për paqen dhe sigurinë në komunitetin e tyre janë: papunësia (30%), mungesa e pajtimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (21%) dhe korrupsioni (16%).

Ngjashëm për serbët e Kosovës, papunësia konsiderohet si kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë (29%), e ndjekur nga gjendja e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë (19%) dhe së treti dhuna politike dhe ekstremizmi politik (14%).

Më tej thuhet se për sigurinë, 84% e shqiptarëve të Kosovës deklaruan se ndjehen të sigurt si anëtarë të grupit të tyre etnik, krahasuar me 44% të serbëve të Kosovës që ndihen të sigurt dhe 39% prej tyre që nuk ndihen të sigurt.

E sipas tyre, kjo tregon se përkatësia etnike përceptohet si një rrezik më i madh për sigurinë tek serbët e Kosovës sesa shqiptarët e Kosovës.

Komunikata e plotë:

Perceptimet e qytetarëve për marrëdhëniet ndër-etnike

Për serbët dhe shqiptarët në Kosovë, kërcënimet kryesore për paqen dhe sigurinë përfshijnë papunësinë si dhe gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI), publikuan sot rezultatet e një ankete me 1200 të anketuar në mbarë Kosovën mbi perceptimet e qytetarëve për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndëretnik në Kosovë.

Anketa është realizuar në kuadër të projektit “FIERC” financuar nga Fondi i Paktit të Stabilitetit të Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane. Anketa u implementua nga 28 tetori deri më 2 nëntor nga një ekip multietnik hulumtuesish dhe mbuloi rajonet kryesore të Kosovës, duke përfshirë komunat multietnike, zonat rurale dhe urbane, dhe për këtë arsye ofron një pasqyrë shumë të besueshme dhe gjithëpërfshirëse të asaj që qytetarët mendojnë për marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë dhe si mund të përmirësohen tutje ato.

Papunësia dhe mungesa e vendeve të punës janë shqetësimet kryesore për shqiptarët e Kosovës (51%) si dhe serbët e Kosovës (46%), e pasuar nga sistemi i dobët shëndetësor dhe korrupsioni në institucionet publike. Për shqiptarët e Kosovës tre kërcënimet kryesore për paqen dhe sigurinë në komunitetin e tyre janë: papunësia (30%), mungesa e pajtimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (21%) dhe korrupsioni (16%). Ngjashëm për serbët e Kosovës, papunësia konsiderohet si kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë (29%), e ndjekur nga gjendja e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë (19%) dhe së treti dhuna politike dhe ekstremizmi politik (14%).

Kur bëhet fjalë për sigurinë, 84% e shqiptarëve të Kosovës deklaruan se ndjehen të sigurt si anëtarë të grupit të tyre etnik, krahasuar me 44% të serbëve të Kosovës që ndihen të sigurt dhe 39% prej tyre që nuk ndihen të sigurt. Kjo tregon se përkatësia etnike përceptohet si një rrezik më i madh për sigurinë tek serbët e Kosovës sesa shqiptarët e Kosovës. Një rezultat i madh shqetësues nga anketa ka të bëjë me njohuritë e qytetarëve për mekanizmat komunalë të dedikuar për adresimin e shqetësimeve të sigurisë. Për shembull, 79% e shqiptarëve të Kosovës dhe 52% e serbëve të Kosovës nuk janë të familjarizuar me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e tyre.

Sa i përket perceptimeve të qytetarëve për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë, rezultatet tregojnë se qytetarët kosovarë që kanë një pikëpamje mjaft optimiste janë në shumicë në krahasim me ata që kanë një pikëpamje më pesimiste. Megjithatë, për shkak se anketa është kryer gjatë tetorit të vitit 2022, rezultatet mund të jenë të ndryshme në kontekstin aktual, duke marrë parasysh tensionet e rritura në veri të Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës janë më optimistë për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në përgjithësi në Kosovë, krahasuar me serbët e Kosovës. Sipas rezultateve, 44% e shqiptarëve të Kosovës mendojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë të mira dhe 6% mendojnë se janë të shkëlqyera, gjë që sugjeron se shumica (50%) e shqiptarëve të Kosovës kanë një pikëpamje pozitive në krahasim me 41% që e shohin gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosova si jo të mirë. Në mesin e serbëve të Kosovës rezultatet tregojnë se 30% mendojnë se gjendja e marrëdhënieve ndëretnike është e mirë dhe 45% e shohin atë si deri dikun mirë dhe 14% si të keqe. Kur u pyetën për pikëpamjen e tyre për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në nivel komuniteti, rezultatet janë më pozitive, me 58% të shqiptarëve të Kosovës që thonë se janë të mira në krahasim me 42% në mesin e serbëve të Kosovës. Gjithashtu, përqindja e atyre që e shohin gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike si të keqe në komunitetin e tyre është më e ulët në krahasim me rezultatet e përgjithshme për vendin: 6% te shqiptarët e Kosovës dhe 11% te serbët e Kosovës.

Shpat Balaj, koordinator i projektit FIERC tha se rezultatet janë çuditërisht pozitive. Sipas z. Balaj, rezultatet mbi perceptimet e qytetarëve për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë “tregon se komuniteti në Kosovë mund të jetë më rezilient ndaj diskursit radikal politik në vija etnike, sesa që besohet në mënyrë konvencionale”.

Sa i përket bashkëpunimit ndëretnik, rezultatet janë më pesimiste. Jovana Radosavljevic, drejtore ekzekutive e Iniciativës së Re Sociale (NSI) theksoi se “marrëdhëniet ndëretnike përmirësojnë narrativën politike dhe veprimet që mund ta mundësojnë ose ta përkeqësojnë atë. Shoqëria civile dhe media nuk duhet të jenë mundësues të veprimeve të qeverisë dhe zmadhues të retorikës së qeverisë në rastet kur këto veprime janë polarizuese dhe nxitëse. Ata që janë në qendër të këtyre proceseve si qytetarët, iniciativat me bazë në komunitet, udhëheqësit e komuniteteve, inciativat politike që janë konstruktive dhe shoqëria civile, duhet të fuqizohen në përpjekjet e tyre për të nxitur pajtimin dhe bashkëpunimin ndëretnik. Niveli i demokracisë së një shoqërie matet nga mënyra se si ajo trajton grupet e saj më të cenueshme, veçanërisht komunitetet jo-shumicë.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

“Emigruan jashtë Kosovës”- Refuzohen afër 5 mijë aplikime të prindërve për subvencionim të teksteve

“Emigruan jashtë Kosovës”- Refuzohen afër 5 mijë aplikime të prindërve për subvencionim të teksteve

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Emisioni “Info Nata” 12.09.2025

Emisioni “Info Nata” 12.09.2025

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

“Emigruan jashtë Kosovës”- Refuzohen afër 5 mijë aplikime të prindërve për subvencionim të teksteve

“Emigruan jashtë Kosovës”- Refuzohen afër 5 mijë aplikime të prindërve për subvencionim të teksteve

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën