TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Papa kërkon falje, pasi u raportua se përdori term fyes homofobik

by teve1
1 vit ago
0
A A
Papa kërkon falje, pasi u raportua se përdori term fyes homofobik

Papa Françesku ka kërkuar falje pas raportimeve se kishte përdorur gjuhë tejet përçmuese ndaj homoseksualëve, tha Vatikani të martën.

Vatikani tha në një komunikatë se qëllimi i papës nuk ishte ta fyente askënd dhe se u kërkon falje atyre të cilët “u lënduan nga fjalët e tij”.

“Qëllimi i papës nuk ka qenë asnjëherë të fyejë, apo të shprehet me fjalë homofobike. Ai u kërkon falje atyre të cilët u ndien të fyer nga përdorimi i termit që u raportua nga të tjerët”, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.

Media italiane raportuan të hënën se Françesku e përdori termin italian “frociaggine”, një shprehje tejet përçmuese, derisa po u tregonte peshkopëve italianë se ai vazhdon të jetë kundër pranimit të homoseksualëve në priftëri.

Portali italian Dagospia ishte i pari që raportoi për incidentin e dyshuar, i cili besohet se ka ndodhur më 20 maj, kur papa u takua privatisht me peshkopët italianë.

Bruni tha se Françesku është “në dijeni” për raportimet në media.

Zëdhënësi i Vatikanit e përsëriti se papa mbetet i përkushtuar që kisha të jetë mikpritëse për të gjithë, ku “askush nuk është i padobishëm, askush nuk është i tepërt dhe ku ka vend për të gjithë”.

Dhjetorin e kaluar, Françesku e miratoi një vendim, sipas të cilit, priftërinjtë katolikë mund ta bekojnë bashkimin e çifteve të gjinisë së njëjtë, nëse ato nuk janë pjesë e liturgjive dhe ritualeve të rregullta kishtare.

Sipas Vatikanit, bekimet e tilla nuk do t’i bëjnë të ligjshme situatat e parregullta, por do të jenë një shenjë se Zoti i mirëpret të gjithë.

Vendimi nuk duhet në asnjë mënyrë të ngatërrohet me bekimin e martesës mes një burri dhe një gruaje, sipas Vatikanit. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kandidati i VLEN fiton në Bogovinë

Kandidati i VLEN fiton në Bogovinë

Islami fiton në Komunën e Dollenit ndaj Veljanoskit

Islami fiton në Komunën e Dollenit ndaj Veljanoskit

Bilall Kasami shpall fitoren në Tetovë

Bilall Kasami shpall fitoren në Tetovë

Tensione të larta në Beograd

Tensione të larta në Beograd

Abrashi merr mbështetje nga Zafir Berisha për raundin e dytë

Abrashi merr mbështetje nga Zafir Berisha për raundin e dytë

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Dy persona theren me thikë në Istog, kjo është gjendja e tyre

PDK e LDK bëhen bashkë për raundin e dytë në Prizren

PDK e LDK bëhen bashkë për raundin e dytë në Prizren

Kandidati i VLEN fiton në Bogovinë

Kandidati i VLEN fiton në Bogovinë

Islami fiton në Komunën e Dollenit ndaj Veljanoskit

Islami fiton në Komunën e Dollenit ndaj Veljanoskit

Ditët e fundit si kryetar, Izmir Zeqiri shprehet krenar me kontributin e tij

Ditët e fundit si kryetar, Izmir Zeqiri shprehet krenar me kontributin e tij

Aksionet kundër drogës, policia shkatërron dy grupe – flet drejtori i anti-drogës

Murseli: Kemi rritur sasinë e drogës së konfiskuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën