TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Paneli në Beograd: Propozimi evropian, një hap para njohjes së Kosovës nga Serbia

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Paneli në Beograd: Propozimi evropian, një hap para njohjes së Kosovës nga Serbia

Koordinatori i grupit punues, Dragisha Mijaçiq, tha se në propozimin për atë marrëveshje sheh katër parime: “e para është gjetja e zgjidhjeve që garantojnë sigurinë dhe prosperitetin e serbëve në Kosovë, e dyta është forcimi i besimit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, pastaj bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimi i infrastrukturës, dhe parimi i katërt BE-ja është perspektiva e Serbisë dhe e Kosovës”.

Miljaçiq në panelin e diskutimit “Propozimi gjermano-francez për një marrëveshje për normalizimin, shumë zhurmë (apo) për çfarë?!” ka thënë se marrëveshja duhet të jetë një hap i ndërmjetëm, ndërsa marrëveshja përfundimtare për normalizim sipas të gjitha gjasave do të zyrtarizohet përmes hyrjes së Serbisë në BE, kur do të kërkohet edhe njohja zyrtare e Kosovës, shkruan agjencia e lajmeve BETA, percjell teve1.info.

“Marrëveshja duhet të krijojë kushte për njohjen e Kosovës nga tre vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë, Sllovakia, Greqia dhe Rumania”, ndërsa, siç tha ai, nuk dihet se si do të reagojnë Spanja dhe Qiproja.

Krahas kësaj, siç vazhdoi ai, marrëveshja “synon ta nxjerrë Serbinë nga marrëdhënia klienteliste me Rusinë, para së gjithash në kuadrin e sigurimit të garancive të vetos në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”.

Drejtori i Qendrës për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, Igor Novakoviq, tha në panelin në Qendrën Mediale se qëllimi kryesor i marrëveshjes është që të “de-përshkallëzohet plotësisht situata” midis Beogradit dhe Prishtinës derisa lufta në Ukrainë vazhdon dhe t’u mundësojë disa vendeve të ndryshojnë mendje për statusin e Kosovës.

“Unë nuk jam i sigurt se tre vendet do ta njohin menjëherë Kosovën, dhe për këtë arsye kjo marrëveshje nuk është një garanci se gjithçka do të zgjidhet. Marrëveshja e de-eskalon situatën dhe çon në një dialog të ri. Është interesante që AKSHS-ja nuk është përmendet në të dhe se në një farë mënyre çështja është e ndarë nga vetë vazhdimi i dialogut”, tha ai.

Ai tha se nuk është i sigurt se marrëveshja do të nënshkruhet sepse kryeministri i Kosovës Albin Kurti “nuk është i gatshëm të pranojë” formimin e Asociacionit, e cila mund të çojë në një krizë të madhe dhe sepse elita politike në Prishtinë dëshiron që Serbia të detyrohet që ta njohë Kosovën si kusht për dialog të mëtejshëm.

Koordinatori i Fondacionit BFPE, Stefan Vladisavlev, tha se duhet besuar se mbi Serbinë ka presione politike për të pranuar marrëveshjen dhe se nuk mund të flitet më për diçka që mund të fitojë Beogradi, por vetëm për atë që çfarë mund t’i merret asaj.

“Nuk ka më vend për shumë negociata. Duket se pozicioni i Serbisë në disa negociata të ardhshme mund të jetë vetëm më keq. Ka disa faktorë për këtë, përkatësisht konteksti gjeopolitik dhe dëshira për të de-përshkallëzuar çdo mundësi për konflikt në Evropë dhe mosgatishmëria e Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, por për të qëndruar neutrale”, tha ai.

Ai shtoi se procesi i integrimit evropian të vendeve është bërë një nga mjetet e përdorura për zgjidhjen e disa çështjeve të kontestuara në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe se është i “konfuzuar” se cila do të jetë korniza e atij procesi për Serbinë dhe vendet tjera, dhe se ai pret një ulje të mbështetjes për procesin e anëtarësimit në BE nga qytetarët.

Gazetarja e N1, Sonja Sovrliq tha se ka një rrugë të gjatë deri në nënshkrimin e marrëveshjes franko-gjermane, sepse, sipas saj, fillimisht serbët duhet të kthehen në institucionet e Kosovës, dhe zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen në prill, dhe këto janë procese që mund të zgjasin shumë.

“Dhe hapi kryesor që duhet të pasojë, të paktën mënyra se si u përcaktua ajo rrugë në procesin e Brukselit, është krijimi i AKSHS-së, ku SHBA-ja mori rolin e zbatimit të saj. AKSHS-ja sigurisht që do të duhej të kalonte nëpër Kuvendin dhe Qeverinë, ndoshta edhe përmes Kushtetutës (të Kosovës)”, tha Sovrliq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën