Osmani ka bërë të ditur se është rikonfirmuar gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme dhe është dhënë mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
E para e shtetit theksoi se gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për rolin e gruas në politikë dhe fuqizimin e tyre në jetë publike.
“Gjithashtu, në një panel të përbashkët me ministren si dhe me gra të tjera frymëzuese në Panama, diskutuam për rolin e gruas në politikë dhe nevojën e fuqizimit tutje të grave në jetën publike. Është gjithmonë privilegj që t’i ndaj praktikat më të mira nga Kosova edhe në vende mike përtej oqeanit. Fuqizimi i grave në politikë është thelbësor për ndërtimin e demokracive të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Përpjekjet tona nuk do të pushojnë deri atëherë kur vajzat e gratë do të ndihen që kontributi dhe roli i tyre në shoqëri është i njohur dhe i vlerësuar”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Gjatë vizitës zyrtare në Panama, Presidentja Osmani është duke realizuar takime me udhëheqës të lartë shtetëror, komunitetin e biznesit, ndërmarrës si dhe ka marrë pjesë në disa iniciativa të ndryshme kulturore. /Teve1.info/