TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pamje ekskluzive nga fabrika e ish-ushtrisë serbe që u përdor për kontrabandë

nga Venhar Isufi
2 Janar, 2025
9
A A
Pamje ekskluzive nga fabrika e ish-ushtrisë serbe që u përdor për kontrabandë

Përkushtimi në punë, përballja me rrezikun në luftën kundër grupeve kriminale serbe, kontrabandën e aksionet e shumta të Policisë së Kosovës kanë qenë vetëm disa nga punët të cilat i ka kryer zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili është personazh i vitit 2024, falë bashkëpunimit që ka pasur me mediet përgjatë 12 muajve.

Punën e nis në orët e para të mëngjesit.

Lëvizjet në terren i bënë me veturën zyrtare me të cilën tash e 3 vite e bënë punën si zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës, për gjithë rajonin e veriut.

Veton Elshani, në një rrëfim ekskluziv për Tëvë1 tregon ballafaqimin me strukturat paralele serbe, kontrabandën e kohën kur bllokoheshin rrugët në komunat veriore të vendit.

Për herë të parë, Elshani tregoi edhe lokacionin i cili tash është marrë nën kontroll nga shteti e që më herët ka qenë ish-depo e ushtrisë serbe.

“Ky vend është i njohur si Zherovnica është vend i depove të ushtrisë që kanë qenë këtu më herët ka qenë pronë e tyre. Kjo zonë është delikate sepse lidhë shumë rrugë që shkon në Zvecan, në anë të ndryshme, mandej del në Mitrovicë, pastaj edhe për Banjska. Kjo është zonë delikate dhe interes për neve”, ka deklaruar ai.

Kjo depo është përdorë edhe si vend-strehim i mallrave kontrabanduese, armëve e kamionëve të grupeve kriminale.

“Këtu ka pas mall ilegal, sepse këtu afër është kufiri lidhen rrugët Izvor dhe rrugë të tjera që dërgojnë në Serbi, të gjitha kanë qenë rrugë të kontrabandës, kontrabanda ka ardhë nga serbia ka ardhë në këtë vend është stacionu këtu mandej si depo është shpërnda tutje dhe kjo zonë tash nuk është e sigurt për kontrabandë të mallrave këtu ka pas edhe kamionë që janë përdorur për barrikada dhe gjëra të tilla ka qenë zonë e paprekshme” , ka thënë ai.

Zona si kjo, me armatim, janë has nga Policia e Kosovës përgjatë tërë vitit 2024.

Zbulimi i tyre është bërë në bashkëpunim me qytetarët e komunitetit serbë në Komunën e Zveçanit.

“Ne kemi pas disa raste të cilat kemi has në armatim më Zveçan, kemi audin veturën që e keni pa më herët në pamjet e juaja , kemi gjet armatim në një vend këtu në afërsi në Zveçan kemi gjetur thasë me zallë me rërë të cilët kanë qenë në qendër të Zveçanit ka qenë një istikam me quajt të cilët kanë qenë për tu ruajtur kamionët të cilët kanë qenë atje të vendosur, në vendin poshtë këtu në dy-tri shtëpi kemi gjetur armatim thuajse në gjithë zonën në Zvecan kemi hasur në armatim të ndryshëm”, ka pohuar Elshani.

Përveç kësaj, u konfiskuan edhe kamera ilegale që ai thotë se u kontrolluan nga inteligjenca serbe duke vëzhguar disa rrugë në veri.

“Kemi bërë shumë gjëra duke filluar nga mbikëqyrja e vendeve publike ku kemi pas kamera në maje të ndërtesave 39 nga to i kemi larguar ne, mandej kemi pas kamera të fshehura që kanë qenë në klima që e kanë monitoru rrugën ose nga Mahalla e Boshnjakëve ose nga Kërshi i Dudës të gjitha këto kanë qenë të sistemeve paralele dhe ka qenë një jetë paralele këtu në veri të vendit” , ka thënë ai.

Por, krahas luftimit të krimit dhe ilegalitetit, sërish në veri hasen mbishkrime nacionaliste në disa zona të thella ku shkruhet “ Kur ushtria të kthehet në Kosovë” e që është rrugës për në Banjskë të Zçeçanit.

E pikërisht në këtë komunë është edhe rruga alternativa e cila u përdor nga njësitet e specializuara të Policisë më 24-shtator në Banjskë të Zveçanit ku u sulmua policia e Kosovës e që ra heroikisht, rreshteri Afrim Bunjaku.

Elshani për herë të parë për Tëvë1, tregon këtë vend duke kujtuar orët kritike të mëngjesit të shtatorit të vitit 2023.

“Kur ka ndodhur rasti ka qenë herët terr ne kemi ardhë këtu me hartë, hyjmë në këtë rrugë dhe e dijmë që i dalim mbrapa Banjskës, kemi vazhduar kësaj rruge lartë, dhe ka dal puna me dal në Banjska diku 1 kilometër larg Banjskës pastaj njësit kanë ecur në këmbë edhe është zhvilluar operacionin e tyre”.

Në vendin ku ndodhi sulmi ende janë shenjat.

Por, ata nuk janë të vetmet dëshmi të këtij sulmi. Pasi pas 24 shtatorit, gjithë situata ndryshoj. Ajo çfarë ndodhi në Banjskë ishte pikë-kthesë edhe në vitin 2024.

“ Të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur para Banjskës dhe pas Banjskës që kanë ndodhur në veri të vendit, kulminacionin e kanë në Banjska dhe ne konsiderojmë që të gjitha të mirat mandej, na kanë ardhë prej Banjskës është e vërtetë që ne e kemi humbur kolegun këtu, por nga ai moment dhe deri sot që ne flasim na kemi vetëm të mira. Këtu e kemi tregu profesionalizmin tonë”, ka thënë Elshani.

Elshani gjithashtu tregon situatën si e ka gjetur në vitin 2022 në krahasim me 2024-ën.

“ Situata e sigurisë në veri të vendit kur kam ardhë në vitin 2022 ka qenë delikate, kemi pas barrikada kemi pas bllokada të rrugëve 21  ditë policët kanë mbetur të bllokuar, në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, bllokada në Zubin Potok në prill 2023 kam ardhë si zëvendësdrejtor rajonal për veriun e vendit, situata është krejt ndryshe kemi pas protesta të dhunshme, rasti Banjska reagime të ndryshme që ne kemi bërë, situata paraqitet të jetë e qetë paraqitet të jetë delikate sepse mund të ketë sulme”.

Për krejt këtë angazhim në punën që bënë, ai i mungoi edhe familjes por që thotë se ky është një mision i tij për të shërbyer ndaj vendit.

“Familja ka pas mirëkuptim për arsyeje se ata e dijnë që unë këtu jam me detyrë dhe mision, unë mision e kam me i shërby vendit tim, me i shërby popullit tim, këtu policët e kanë njëri-tjetrin këtu janë për popull për vend, anë për njëri- tjetrin, është e vërtetë që është punë e lodhshme, e di që shumica e policëve fëmijët e tyre i lënë të fjetur dhe i gjejnë”.

Në çdo cep ku ka polic në veri, Elshani përshëndetët me kolegët e tij, ndërkaq, televizioni përzgjedh si personazh të vitit 2024, për kontributin e dhënë në punën dhe bashkëpunimin me mediat.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku paralajmëron platformën 15-pikëshe për Qeverinë e Unitetit

Auto Draft

Bizneset pritet të shtrenjtojnë produktet, shkak çmimi i rrymës

Auto Draft

Tuneli i “kurrizi” gati në qershor, qytetarët shprehen të kënaqur me projektin

Sulmi me armë ndaj furgonit që po transportonte para, deklarohet policia

Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku paralajmëron platformën 15-pikëshe për Qeverinë e Unitetit

Auto Draft

Bizneset pritet të shtrenjtojnë produktet, shkak çmimi i rrymës

Auto Draft

Tuneli i “kurrizi” gati në qershor, qytetarët shprehen të kënaqur me projektin

Sulmi me armë ndaj furgonit që po transportonte para, deklarohet policia

Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Ndalimi i ish-policit  në Serbi, Morina: Qetësia në veri nuk i konvenon Vuçiqit

Ndalimi i ish-policit në Serbi, Morina: Qetësia në veri nuk i konvenon Vuçiqit

Policia: Vdekja e të riut në autostradën “Arbën Xhaferi” nuk ishte si pasojë e aksidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X