TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Palestinezët thonë se nuk dinë ku të shkojnë, ndërsa nuk besojnë se ka mbetur vend i sigurt në Gaza

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Palestinezët thonë se nuk dinë ku të shkojnë, ndërsa nuk besojnë se ka mbetur vend i sigurt në Gaza

Fletushkat e ushtrisë izraelite ranë mbi çadrat e palestinezëve të shpërngulur në qytetin Hamad të Gazës.

Paralajmërimi i Izraelit për t’u evakuuar bëri që qindra prej tyre t’i çmontojnë tendat e tyre për të disatën herë tashmë, t’i mbledhin gjërat e tyre e të nisen për diku ku as ata nuk e dinë.

“Ku të shkoj? Nuk di ku të shkoj?  Të gjitha vendet janë të mbushura me njerëz, nuk kemi ku të shkojmë. Jemi uluir këtu duke pritur ndihmën e Zotit”, tha Umm Ra’fat Al Mgahaiar, palestinez i zhvendosur.

“Ky është zhvendosja ime e pestë ose e gjashtë. Ka një urdhër zyrtar për të evakuuar qytetin Hamad. Ku po shkojmë? Nuk e di. Ata thonë se Muvasi është një zonë e sigurt, por unë besoj se kur kemi të bëjmë  me Izraelin nuk ka asnjë zonë të sigurt”, tha Mohammad Ashour

Izraeli ka urdhëruar vazhdimisht evakuime masive pasi trupat e tij janë kthyer në zonat e shkatërruara rëndë, ku ata kishin luftuar më parë me militantët palestinezë.

Shumica dërrmuese e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh janë zhvendosur nga lufta 10-mujore.

Urdhrat e fundit të evakuimit vlejnë për zonat në Khan Younis, duke përfshirë një pjesë të një zone humanitare të shpallur nga Izraeli, nga e cila ushtria tha se ishin hedhur raketa.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se numri i të vdekurve palestinezë atje i afrohet numrit 40,000.

Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamas depërtuan përmes mbrojtjes së Izraelit më 7 tetor dhe pushtuan komunitetet bujqësore dhe bazat e ushtrisë pranë kufirit, duke vrarë rreth 1200 njerëz kryesisht civilë dhe duke rrëmbyer rreth 250 të tjerë.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kanë kaluar muaj të tërë duke u përpjekur të ndërmjetësojnë një armëpushim dhe kthimin e rreth 110 pengjeve të mbetura, rreth një e treta e të cilëve autoritetet izraelite besojnë se janë të vdekur.

Konflikti ndërkohë ka kërcënuar të shkaktojë një luftë rajonale, pasi Izraeli ka shkëmbyer zjarr me Iranin dhe aleatët e tij militantë në të gjithë rajonin./Tëvë1/

Tags: Gazathirrje per evakuim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

Aksident i rëndë në Durrës, 24-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal

Aksident i rëndë në Durrës, 24-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal

Macron kritikon Trumpin, thotë se është “jorealiste” të rihapet ngushtica e Hormuzit me forcë

Macron kritikon Trumpin, thotë se është “jorealiste” të rihapet ngushtica e Hormuzit me forcë

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria mblidhet të premten, në shqyrtim masat e përkohshme të produkteve themelore

“InfoNata” 02.04.2026

“InfoNata” 02.04.2026

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën