TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pahor pas Brdo Brijunit: Vetëm me dialog Kosova dhe Serbia mund ta ruajnë paqen dhe stabilitetin në rajon

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pahor pas Brdo Brijunit: Vetëm me dialog Kosova dhe Serbia mund ta ruajnë paqen dhe stabilitetin në rajon

Ai këtë koment e bëri i pyetur nga gazetarët në konferencën për medie pas takimit, derisa shtoi se kaq mund të thotë për këtë temë.

“Dialogu është diskutuar por askush nuk ka thënë diçka në këtë drejtim-njohje e pavarësisë. Gjithçka ne kemi kërkuar që në shumë deklarata këtë vit, të dy vendeve ju kemi bërë thirrje që të vazhdojnë me dialogun dhe t’i zgjidhin çështjet për shkak se vetëm në këtë formë paqja dhe stabiliteti do të ruhen në këtë rajon”, tha Pahor.

Kurse bashkëdrejtuesi i kësaj iniciative, presidenti Zoran Milanović, tha se i kanë dëgjuar të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, gjatë këtij takimi dhe shtoi se zgjidhja e vetme në mes të dyja shteteve është dialogu.

“I kemi dëgjuar të dy palët dhe shpresoj që maturia të mbizotëroj sepse kemi mundësi të gjejmë zgjidhje vetëm përmes dialogut”, tha Milanovic.

Sai përket zgjerimit të BE-së, Pahor tha se zgjerimi është çështje politike dhe shtoi se i bënë thirrje BE-së që ta përshpejtoj këtë proces.

“Kur po flasim për zgjerimin në BE, ne i bëjmë thirrje që të përshpejtojnë procesin në pajtim me parimet e njohura. Ju kërkojmë që të na ofroni statusin e kandidatit për Bosnje e Hercegovinën deri në fund të vitit 2022, të hiqni regjimin e vizave dhe i bëjmë thirrje BE-së që të na ndihmojnë në çështjen e energjisë dhe ushqimit në Ballkanin Perëndimor”, tha Pahor.

Ndërkohë, presidenti Pahor, vendi i të cilit e kryeson këtë vit konferencën, tha se në përgjithësi takimi i Brdo Brijunit është përmbyllur në mënyrë të suksesshme, megjithëse shtoi se ka edhe dallime.

“Mendoj që diskutimet që i kemi pasur kanë qenë mjaftë të mira dhe kemi dashur të insistojmë që të jemi më të bashkuar dhe mos të jemi të ndarë. Kemi edhe dallime, duhet të kuptomë ku janë këto dallime dhe ku qëndrojnë, megjithatë diskutimi dhe ndarjet nuk janë aq të mëdha për të na penguar që ti miratojmë konkludimet. Fatkeqësisht nuk do të mund të bëjmë ndonjë konkludim të deklaratës edhe pse e bëmë hartimin e saj, kemi çështje që na kanë ndarë”, tha Pahor.

Në konferencën e Brdo-Brijunit mori pjesë: bashkëdrejtuesi i Iniciativës, presidenti kroat Zoran Milanović; Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu: Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj; tre anëtarë të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës: Zheljko Komshiq, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferovic; Presidenti malazez Milo Gjukanoviq; Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës me ushtrime të përbashkëta për reagim ndaj krizave

SHBA mirëpret formimin e institucioneve të reja të Kosovës

Lista Serbe dorëzohet, pranon integrimin e Arsimit dhe Shëndetësisë në institucionet e Kosovës

Lista Serbe dorëzohet, pranon integrimin e Arsimit dhe Shëndetësisë në institucionet e Kosovës

Dixon: SHIK-u u krijua pas lufte, ZPS s’ka prova që Veseli ishte shef i kësaj strukture më 1999

Dixon: SHIK-u u krijua pas lufte, ZPS s’ka prova që Veseli ishte shef i kësaj strukture më 1999

Osmani apo një pjesëtar i familjes Jashari për president? – Deklarohet Murati

Osmani apo një pjesëtar i familjes Jashari për president? – Deklarohet Murati

Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës me ushtrime të përbashkëta për reagim ndaj krizave

SHBA mirëpret formimin e institucioneve të reja të Kosovës

Harry Kane me kontratë të re te Bayerni

Harry Kane me kontratë të re te Bayerni

Beshiktashi do ta blejë Kristjan Asllanin

Beshiktashi do ta blejë Kristjan Asllanin

Lista Serbe dorëzohet, pranon integrimin e Arsimit dhe Shëndetësisë në institucionet e Kosovës

Lista Serbe dorëzohet, pranon integrimin e Arsimit dhe Shëndetësisë në institucionet e Kosovës

Drita me mungesa ndaj Celjes

Drita me mungesa ndaj Celjes

Skitarja Kiana Kryeziu, nis sot garën në Olimpiadën Dimërore

Skitarja Kryeziu nuk përfundon garën e parë, del nga shtegu

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, e pret Sllovakinë në Prizren

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, e pret Sllovakinë në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën