TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ozil i hedh benzinë zjarrit: S’kam ardhur me pushime në Turqi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ozil i hedh benzinë zjarrit: S’kam ardhur me pushime në Turqi
Mesut Özil nuk po kalon periudhën e tij më të mirë te Fenerbahçe. Klubi turk e konsideron të larguar, por ai vazhdon të këmbëngulë se do të respektojë kontratën.

“Unë nuk kam ardhur te Fenerbahçe apo në vendin tim, Turqi, për pushime. Sa herë që e djersit fanellën tonë të lavdishme, nuk kam asnjë qëllim tjetër veçse për të dhënë kontributin tim. Kam shumë synime që do të doja t’i arrija te Fenerbahçe, dashuria ime e fëmijërisë. Nuk do ta lë futbollin derisa t’i bëj këto gjëra”, shprehet ish-i i Realit dhe Arsenalit në rrjetet sociale.

Në mars, gjatë një ndeshjeje në ligën turke kundër Konyasporit, trajneri i atëhershëm, Ismail Kartal, vendosi të zëvendësonte turko-gjermanin që në pjesën e parë. Kjo nuk i ka pëlqyer mesfushorit, i cili është larguar i pakënaqur dhe i ka hedhur këpucët në tokë në dhomat e zhveshjes. Pas kësaj ngjarjeje, klubi e ndau nga skuadra dhe që nga ajo kohë ai nuk mund të stërvitet me ekipin e parë, pavarësisht se ka një klauzolë në kontratën e tij që parandalon pikërisht këtë që ka ndodhur.

Tani, me Jorge Jezusin në stol, situata e tij te Fenerbahçe nuk ka ndryshuar.

“Mesut Ozil është një lojtar i rëndësishëm. Megjithatë, ka një vendim që ka marrë klubi për të. Ky vendim do të mbetet në fuqi”, – konfirmoi tekniku.

Dhe pikërisht në skuadrën turke, siç shpjegoi presidenti, Ali Koç, ishin të pakënaqur me paraqitjen e gjermanit para kësaj ngjarjeje:

“Ozil duhej të fokusohej te futbolli dhe Fenerbahçe, pasi deri më tani nuk i ka përmbushur pritshmëritë.”

Situata e tij në klubin turk ka shkaktuar disa raportime që Özil ka dashur t’i mohojë, duke theksuar se synimi i tij është t’i shtojë vlerë Fenerbahçes.

“Doja ta bëja këtë deklaratë për të shmangur diskreditimin në publik dhe për të informuar siç duhet komunitetin tonë. Para së gjithash, përgatitjet e mia i bëj individualisht me një program të veçantë dhe pres me durim kohën time për të takuar skuadrën e dashur të fëmijërisë dhe për të kontribuar. Si unë ashtu edhe klubi po kalojmë një proces të natyrshëm për futbollin. Është dëshira ime më e madhe t’i shërbej Fenerbahçes sime të dashur, duke e kapërcyer këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme. Kërkesa ime për tifozët tanë është që ata të mos i japin vëmendje lajmeve të rreme në media”, shkruan më tej Ozil.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tri mungesa te Shqipëria në stërvitjen e parë

Kombëtarja kuqezi stërvitet në stadiumin ku triumfoi mbrëmë, në darkë arrin në Shqipëri

Ekskluzive: Amir Shaipi portieri i Kosovës kundër Sllovenisë

Ekskluzive: Amir Shaipi portieri i Kosovës kundër Sllovenisë

Goditja me bërryl dhe sjellja provokuese, media portugeze “masakron” Ronaldon: I mjerueshëm, duhet t’i vijë turp

Goditja me bërryl dhe sjellja provokuese, media portugeze “masakron” Ronaldon: I mjerueshëm, duhet t’i vijë turp

Mbrojtësi slloven: E kemi planin se si ta mposhtim Kosovën

Mbrojtësi slloven: E kemi planin se si ta mposhtim Kosovën

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tre personave të kërkuar

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tre personave të kërkuar

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku i reagon Hoxhajt: Sipas statutit Konventa thirret brenda 5 ditëve

Rozeta Hajdari mban konferencë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale

Rozeta Hajdari mban konferencë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyre në Francë

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyre në Francë

​Shefja e FMN-së në Shqipëri: Ekonomia shqiptare ka rritjen më të shpejtë në Evropë

​Shefja e FMN-së në Shqipëri: Ekonomia shqiptare ka rritjen më të shpejtë në Evropë

Dimal Basha krahasoi rastin Dehari me Millosheviqin, avokati Gjini padit kryeparlamentarin

Dimal Basha krahasoi rastin Dehari me Millosheviqin, avokati Gjini padit kryeparlamentarin

Tri mungesa te Shqipëria në stërvitjen e parë

Kombëtarja kuqezi stërvitet në stadiumin ku triumfoi mbrëmë, në darkë arrin në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën