TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​OVL-UÇK sot zgjedhë kryetarin e saj, këta janë kandidatët

by Tëvë1
10 muaj ago
16
A A
​OVL-UÇK sot zgjedhë kryetarin e saj, këta janë kandidatët

Në kuvendin e pestë zgjedhor të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, sot pritet që të bëhet zgjedhja e kryetarit, Kryesisë së Punës dhe Këshillit Drejtues.

Kandidatë për pozitën e kryetarit të OVL-UÇK-së, pritet të jenë ish drejtuesit e kësaj organizate, Nasim Haradinaj e Hysni Ngucati dhe Kapllan Parduzi.

Në një fjalë hyrëse, ushtruesi i detyrë së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku potencoi se krijimi dhomave të Specializuara të Kosovës është ndër sfidat kryesore me të cilat është përballur kjo organizatë.

Ai tha se krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Le të jemi të dinjitetshëm përballë vetvetes, fëmijëve, familjeve, e kombit tonë, sepse neve na takon dinjiteti”, u shpreh Klinaku, derisa përmendi se ky kuvend zgjedhor do të ketë rëndësinë e vet me kontributin e delegatëve të saj prezentë.

“Pavarësisht sukseseve kemi pasur edhe shumë sfida. Sfida kryesore ka qenë krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës të cilat e dinim që nuk do t’i ndjenin krimet e luftës, por vetëm UÇK-në dhe pjesëtarët e saj…Kjo kohë ndoshta ishte ndër më të vështirat për organizatën e veteranëve që nga themelimi i saj. Përveç përballjes me padrejtësitë që bëheshin në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së dhe OVL-UÇK-së e bashkëluftëtarëve të tjerë. Ku disa herë kemi organizuar edhe protesta. Kemi pasur përballje edhe me qeverinë aktuale. E cila përveç ndihmës që nuk ka ofronte si organizatë, i hoqi edhe veteranët e luftës edhe nga paga minimale…Sot është Kuvendi i pestë zgjedhor i OVL-UÇK dhe njëkohësit mundësia e delegatëve të këtij kuvendi që të shprehin qëndrimet e veta në lidhje me çdo gjë që atyre u intereson e që ka të bëjë me organizmin tonë. Ky kuvend do të ketë rëndësinë e vetë vetëm me kontributin e juaj. Obligimi jonë ndaj shokëve të rënë dëshmorë, ndaj fëmijëve e familjeve të tyre është pesha e rëndë e ndërgjegjeve tona…Le të jemi të dinjitetshëm përballë vetvetes, fëmijëve, familjeve, e kombit tonë, sepse neve na takon dinjiteti”, tha Klinaku.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se është përgjegjësi të mbash pozitën e kryetarit të një organizate, ngase duhet mbrojtur vlerat dhe interesat kombëtare të vendit tonë në mënyrë të dinjitetshme.

Jashari theksoi se nuk ka gjykatë dhe as forcë tjetër që sipas tij do të mund ta kriminalizojë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.

“Me qenë në krye të një organizate nuk është privilegj, por është përgjegjësi ndaj ju që iu japin përgjegjësi realisht duhet të kërkoni përgjegjësi që vlerat tona, interesat tona kombëtare të mbrohen në mënyrë të dinjitetshme në përgjithësi. Enë veçanti të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…Liria e kësaj pjese të atdheut që quhet Kosovë u arrit me veprimin historik, me luftën e lavdishme të UÇK-së. Duhet të marrim obligime dhe përgjegjësi fuqishëm ta mbrojmë nga çdokush që atakon vlerën më kulmor edhe kombëtare, pra luftën e UÇK-së qoftë brenda Kosovës qoftë jashtë saj. Sot, e dini që padrejtësisht po mbahen krerët e UÇK-së në Hagë. Nga një gjykatë politike, raciste e njëanshme dhe nuk hezitoj me thënë edhe fashiste sepse dihet sesi është krijuar. Qëllimi i saj është që ta barazoj luftën tonë të drejtë me të gjitha ato që ka bërë ushtria, policia serbe në Kosovë. Ne edhe në këtë kuvend i themi se nuk ka forcë që mund ta kriminalizojë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së”, u shpreh Jashari.

Ndërkaq, Fadil Shurdhaj në emër të shoqatës së invalidëve të luftës së UÇK-së uroj këtë kuvend për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Kuvendit i urojmë që kuvendi të mbajë zgjedhjet e lira, demokratike dhe të fitoj ai i cili është më i miri”, tha Shurdhaj.

Të pranishmëve iu drejtua edhe ish-komandanti dhe përfaqësues i LDK-së, Nuredin Ibishti. Zgjedhja e kryetarit të ri do të bëhet sot gjatë ditës. Aty disa delegatë kanë u kanë kërkuar mediave që të largohen, megjithatë, kanë hasur në kundërshtim nga delegatët e tjerë./kp

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Alijaj: Kandidatura mes Hamzës e Hoxhajt në PDK, zhvillim pozitiv – çdo parti duhet të ketë garë të brendshme

Alijaj: Kandidatura mes Hamzës e Hoxhajt në PDK, zhvillim pozitiv – çdo parti duhet të ketë garë të brendshme

Guri: Bllokada e LVV-së po na çon drejt zgjedhjeve të pashmangshme

Guri: Bllokada e LVV-së po na çon drejt zgjedhjeve të pashmangshme

Guri për Konjufcën: Po e shtyn qëllimisht procesin, nuk kërkoi vota nga askush

Guri për Konjufcën: Po e shtyn qëllimisht procesin, nuk kërkoi vota nga askush

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prizren, njëri në gjendje më të rëndë

Kroacia kualifikohet në Botëror

Kroacia kualifikohet në Botëror

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prizren, njëri në gjendje më të rëndë

Bajqinovci: Qeveria Konjufca duhet të votohet urgjentisht për të shmangur kolapsin financiar

Bajqinovci: Qeveria Konjufca duhet të votohet urgjentisht për të shmangur kolapsin financiar

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën