TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

OVL-UÇK për protestën e nesërme: Janë bërë të gjitha përgatitjet, po synohet të rishkruhet historia

nga Tëvë1
2 orë më parë
0
A A
OVL-UÇK për protestën e nesërme: Janë bërë të gjitha përgatitjet, po synohet të rishkruhet historia

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbajtur sot konferencë për media për të prezantuar detajet dhe informacionet për protestën e nesërme.

Në konferencë për media Gazmend Syla tha se për këtë protestë janë paralajmëruar të gjitha institucionet për mbarëvajtjen sa më korrekte të saj, transmeton KosovaPress.

“Në kuadër të organizimit të protestës të paralajmëruar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë bërë të gjitha përgatitjet, kemi kërkuar lejen e Komunës së Prishtinës, është njoftuar Policia e Kosovës, është angazhuar ambulanta kemi bërë kërkesë të kemi një ambulantë nëse ka nevojë. I është dhënë mundësia kushdo që ka dëshirë me marrë pjesë në protestë me autobus. Kemi komunikuar me parkingun Prishtina, ka mbetë vetëm nesër me fillu protesta. Folës të kësaj proteste do jene profesoresha universitare, zonja Nevenka edhe organizuesi i kësaj proteste, Hysni Gucati, pastaj do të jetë edhe një bashkëluftëtari joni, kryetari i BDI, Ali Ahmeti edhe një djalë dëshmori”, tha fillimisht ai.

Syla ftoi sërish qytetarët për pjesëmarrje masive në këtë protestë.

“I ftoj qytetarët që bashkëndjejnë me ne të marrin pjesë në këtë protestë në ora 17:00 në sheshin “Skëndërbeu” për të dërguar një mesazh edhe te bashkësia ndërkombëtare se bashkëluftëtarët tanë nuk janë vetëm, dhe ne do jemi gati t’iu dalim në mbështetje sa herë të jetë nevoja”, vazhdoi Syla.

Tutje, ai tha se OVL-UÇK vazhdimisht ka bërë fushatë diplomatike te bashkësia ndërkombëtare në institucione dhe figura të ndryshme botërore.

“Organizata e Veteranëve të Luftës fillimisht e ka pasur një fushatë diplomatike, i kemi shkruar shumë institucioneve ndërkombëtare. U kemi shkruar shumë figurave me peshë ndërkombëtare dhe pothuajse u konsumua ajo kohë. Tash ne kemi filluar me këtë protestë dhe ne do të vlerësojmë dhe do të vendosim se a do kemi edhe protesta tjera, por sigurisht që do të kemi, do jemi në mbështetje të bashkëluftëtarëve tonë deri në ditën e gjykimit, por edhe pastaj”, shtoi Syla.

Gjykata Speciale së fundmi ka pranuar si dëshmi edhe dëshmi nga institucionet serbe, teksa Syla shpreh shqetësim të thellë për këtë fakt duke ftuar edhe reagim ndërkombëtar.

“Kategoritë e dala nga lufta e ka marrë me shqetësim të madh që ka ndodh në Gjykatën Speciale, bëhet fjalë për tri organe shtetërore të Serbisë të cilat me veprimtarinë e tyre kriminale kanë kryer krime edhe gjenocid mbi popullin tonë. Prandaj për ne është e papranueshme që sot bashkësia ndërkombëtare në këtë rast Gjykata Speciale i ka pranuar këto prova, sepse ata në një formë po i legjitimojnë këto tri institucione duke pasur parasysh faktin që tre krerët e këtyre tre institucioneve janë gjykuar dhe janë dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi. Për ne është e papranueshme dhe kjo është edhe një motiv shtesë për me dalë në protestë por edhe në protestat tjera që do kemi pas kësaj, për të kërkuar nga faktori ndërkombëtar të mos lejojnë një gjë të tillë pasi aty po synohet të rishkruhet historia jonë, po cenohet të rishkruhet historia e shtetndërtimit tonë që e kemi ndërtuar së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, prandaj kjo i lëkund themelet e shtetit tonë. Jemi duke pritur nëse do ketë reagim ndërkombëtar, nëse jo ne do të vazhdojmë prapë me protesta”, përfundoi Syla.

Tags: ish kreret e uckOVL UÇKProtestaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Një proces i drejtë dhe i paanshëm i dialogut, thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon

Osmani: Një proces i drejtë dhe i paanshëm i dialogut, thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon

Dosja e ish-drejtorit të Policisë në Prizren dhe tre të tjerëve që u arrestuan për “detyrim”

Dosja e ish-drejtorit të Policisë në Prizren dhe tre të tjerëve që u arrestuan për “detyrim”

Kërcënohet një gjyqtari në Drenas, KGjK dënon ashpër rastin

Kërcënohet një gjyqtari në Drenas, KGjK dënon ashpër rastin

Bugaqku: Osmani sulmoi gjyqtarët, nuk i takon një presidente ta bëjë këtë

Dodik shkarkohet nga posti i presidentit serb të enitetit të Bosnjës pas dënimit me burg dhe ndalim politik

Teatër dhe kulturë në Suharekë – Festivali mbahet nga 8 deri më 12 shtator

Teatër dhe kulturë në Suharekë – Festivali mbahet nga 8 deri më 12 shtator

Forcat izraelite arrestojnë të paktën 30 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestojnë të paktën 30 palestinezë në Bregun Perëndimor

Bugaqku: Osmani sulmoi gjyqtarët, nuk i takon një presidente ta bëjë këtë

Bugaqku: Osmani sulmoi gjyqtarët, nuk i takon një presidente ta bëjë këtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X