TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OVL – UÇK: Paralajmërimet nga Haga, alarm për shtetin

by tëvë1
2 vjet ago
6
A A
OVL – UÇK: Paralajmërimet nga Haga, alarm për shtetin

Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se paralajmërimet për dënime të tjera ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale janë alarm i rëndë për drejtësinë dhe shtetin.

Ata kanë thënë se këto tregojnë se ky proces nuk ka qëllim zbardhjen e së vërtetës, por ndëshkimin politik të çlirimtarëve.

“Shqetësimet e publikuara sot nga ekipi mbrojtës i z. Jakup Krasniqi, që paralajmërojnë përgatitjen e dënimeve të tjera ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Prokuroria në Hagë, janë alarm i rëndë për drejtësinë dhe shtetin tonë. Këto paralajmërime konfirmojnë frikën e vazhdueshme se procesi gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së nuk ka për qëllim zbardhjen e së vërtetës, por ndëshkimin politik të atyre që udhëhoqën luftën për çlirim. Janë bërë katër vjet e gjysmë që nga momenti kur krerët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim në Hagë, në rrethana që çdo ditë më shumë dëshmojnë karakterin e padrejtë dhe të njëanshëm të këtij procesi”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të trajtojnë më vëmendje të plotë zhvillimet në këtë proces.

“I bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të trajtojnë me seriozitet dhe vëmendje të plotë zhvillimet në këtë proces. Heshtja institucionale në këto rrethana është e papranueshme. Është detyrë shtetërore dhe kombëtare që të mbrohet e vërteta e luftës sonë çlirimtare dhe të kërkohet drejtësi reale, jo ndëshkim politik”, thuhet në reagim.

OVL e UÇK-së ka thënë se edhe dënimet e deritashme të shqiptuara nga Gjykata Speciale ndaj Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës kanë qenë me synim goditjen e UÇK-së.

“Dënimet e deritanishme, përfshirë ato ndaj Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës, nuk kanë qenë asgjë tjetër përveçse vendime të padrejta që, në emër të drejtësisë, kanë synuar ta godasin luftën tonë çlirimtare. Luftëtarët e lirisë që sot gjenden pas grilave, janë burrat që kontribuuan në çlirimin e vendit dhe themelimin e shtetit të Kosovës. Në vend që të nderohen, ata po përballen me një proces që më shumë ngjan me ndëshkim politik sesa me drejtësi ndërkombëtare. Kjo gjykatë, që në esencë nuk ka për synim vetëm ndjekjen e individëve të caktuar, po tenton të dëmtojë legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe, përmes saj, edhe shtetësinë e vetë Kosovës. Çdo dënim i mundshëm ndaj drejtuesve të UÇK-së do të paraqiste jo vetëm një padrejtësi personale, por një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vetë frymës së lirisë dhe sakrificës së popullit tonë”, thuhet nga OVL e UÇK-së.

 

I

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Tentoi ta godiste me veturë policin dhe më pas e sulmoi, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Pëlcet gypi i ujësjellësit në Hajvali, gjashtë zona të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

​ Kosova barazon në Prishtinë me Izraelin

​ Kosova barazon në Prishtinë me Izraelin

Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Dardanët kërkojnë fitoren

Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Dardanët kërkojnë fitoren

Ish-inspektori i BIA-s: Mbi 70 për qind e pjesëtarëve të shërbimit janë të komprometuar, e nevojshme shpërbërja e plotë e tij

Ish-inspektori i BIA-s: Mbi 70 për qind e pjesëtarëve të shërbimit janë të komprometuar, e nevojshme shpërbërja e plotë e tij

Përfundon pjesa e parë, Kosova dominon ndaj Izraelit

Përfundon pjesa e parë, Kosova dominon ndaj Izraelit

Autoritetet hungareze zbulojnë 17.7 milionë euro të fshehura në pyje e ndërtesa, arrestohet ish-ministri i Orbanit

Autoritetet hungareze zbulojnë 17.7 milionë euro të fshehura në pyje e ndërtesa, arrestohet ish-ministri i Orbanit

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Tentoi ta godiste me veturë policin dhe më pas e sulmoi, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën