TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OVL e UÇK-së vlerëson se Qeveria është e painteresuar që ta zgjidhë çështjen e veteranëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
OVL e UÇK-së vlerëson se Qeveria është e painteresuar që ta zgjidhë çështjen e veteranëve

Në vitin 2017, kreu mandatin Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Tash e sa vite, përbërja e këtij komisioni, është duke u përballur me akuza për keqpërdorime sa i përket numrit të këtyre kategorive.

Përpjekja e Qeverisë për pastrimin e listave, sipas Zyrës së Kryeministrit, është në varësi të vendimit që do të marrë gjyqësori.

“Të gjitha dosjet e Komisionit që kanë qenë në arkivin e Zyrës janë të konfiskuara nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me vendim të Gjykatës dhe jemi në pritje të vendimit që do të marrë gjykata kompetente për të gjitha aplikacionet. Rrjedhimisht, ri-verifikimi i listave të veteranëve të luftës së UÇK-së varet nga vendimi i gjykatës dhe ne si zyrë jemi në pritje të këtij vendimi”, thonë nga Zyra e Kryeministrit.

Me mënyrën e veprimit të Qeverisë nuk po pajtohen nga organizatat e dala nga lufta.

Sipas tyre, ekzekutivi nuk po tregon interesim të zgjidhjes së çështjes së veteranëve.

“Kjo qeveri pretendon të formojë një komision të tillë ose edhe ndoshta e formon në mënyrë të njëanshme pa aprovimin tonë. Ky proces nuk mund të bëhet pa përfshirjen e komandantëve të luftës së UÇK-së, si Komandant Kompanie, Batalioni, Brigade dhe komandant Zone. Mund të merren shembull se si shteti Kroat ka bërë verifikimin dhe trajtimin e tyre. Por, ky kryeminstër nuk është i interesuar t’a zgjidh problemin e veteranëve, por më shumë të blejë kohë dhe të krijojë huti dhe pasiguri tek veteranët”, deklaroi Enver Hajdari nga OVL e UÇK-së.

Për pagat mujore të të gjithë personave të kategorive të ndryshme të dala nga lufta, llogaritet që i kushton buxhetit të shtetit afro 80 milionë euro çdo vit.

Kronika e realizuar nga gazetarja Florijeta Dernjani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën