TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OVL e UÇK-së: Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të qartësojnë urgjentisht nëse Sekiraqa ka dëshmuar në Hagë

by tëvë1
7 muaj ago
4
A A
Kryetarja e Gjykatës: Sekiraqa u la në liri nga gjykatësi pa konsultim me trupin gjykues

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me rastin e Enver Sekiraqës, lirimi i të cilit sipas tyre u bë përmes vendimit të gjyqtarit Agim Kuçi.

Nga OVL e UÇK-së, thuhet se, dyshohet se Sekiraqa, nga lirimi i tij, ka përfituar ‘‘për të dhënë dëshmi në Gjykatën Speciale në Hagë, në procese që zhvillohen kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’.

Sipas tyre “të japësh liri një personi me të kaluar kriminale, i cili më herët ka shkelur masat e arrestit, është jo vetëm papërgjegjësi profesionale, por edhe cenim i drejtësisë dhe sigurisë kombëtare”.

Reagimi i plotë i tyre:

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë dhe indinjatën publike lidhur me veprimet e papërgjegjshme të gjyqtarit Agim Kuçi, i cili mori vendim të njëanshëm për lirimin nga masa e arrestit shtëpiak të Enver Sekiraqës, person i dënuar për nxitje të vrasjes së heroit të policisë, Triumf Riza, dhe me histori të përsëritur të veprave kriminale.

Vendimi i gjyqtarit Kuçi jo vetëm që bie ndesh me parimet e drejtësisë dhe sigurisë publike, por ka ngritur dyshime serioze se me këtë veprim është lehtësuar ikja e Sekiraqës jashtë Kosovës. Sipas raportimeve të shumta mediatike, ekziston dyshimi se ky individ ka përfituar nga ky vendim i paprecedent për të dhënë dëshmi në Gjykatën Speciale në Hagë, në procese që zhvillohen kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,bashkëluftëtarëve tanë.

Organizata e Veteranëve të UÇK-së e sheh këtë si një akt të rëndë dhe të qëllimshëm që mund të interpretohet si pjesë e një skenari të mirëkoordinuar kundër luftës sonë çlirimtare dhe vlerave që përfaqëson ajo. Të japësh liri një personi me të kaluar kriminale, i cili më herët ka shkelur masat e arrestit, është jo vetëm papërgjegjësi profesionale, por edhe cenim i drejtësisë dhe sigurisë kombëtare.

OVL e UÇK-së kërkon hetim të menjëhershëm dhe të plotë ndaj gjyqtarit në fjalë dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë vendim skandaloz. Gjithashtu, kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të qartësojnë urgjentisht nëse Enver Sekiraqa ka dëshmuar në Hagë dhe çfarë ndikimi kanë pasur veprimet e tij në proceset që zhvillohen kundër bashkëluftëtarëve tanë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, e pastër dhe mbështetur në vullnetin e popullit. Nuk do të lejojmë që ajo të njolloset përmes manovrave të tilla të ulëta që dëmtojnë besimin në drejtësi dhe cenojnë nderin e atyre që luftuan për liri.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot nis fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Sot nis fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë – pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës

Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë – pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës

Rritet numri i ankesave ndaj policëve për keqtrajtim të qytetarëve

Tre persona arrestohen në Babush të Ferizajt, konfiskohen drogë, armë dhe para të gatshme

“Digjitalizimi e ‘shpëton’ procesin zgjedhor”

KQZ shkurton afatet zgjedhore, të gjitha procedurat do të zhvillohen brenda 37 ditëve

Asllani flet për formën e mirë

Dortmundi në garë për Asllanin

Kush do ta prezantojë Festivalin e RTSH?

Kush do ta prezantojë Festivalin e RTSH?

Sot nis fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Sot nis fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë – pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës

Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë – pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës

Puna para orës 10 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

Puna para orës 10 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

Studim: Pirja e duhanit shkakton rënie të flokëve dhe thinja të parakohshme

Studim: Pirja e duhanit shkakton rënie të flokëve dhe thinja të parakohshme

Rritet numri i ankesave ndaj policëve për keqtrajtim të qytetarëve

Tre persona arrestohen në Babush të Ferizajt, konfiskohen drogë, armë dhe para të gatshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën