Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën kanë vizituar Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM).
Fertilizimi i asistuar mjekësor është frytnimi i asistuar mjekësor me ç`rast përdoren qelizat riprodhuese personale të të dy bashkëshortëve, e deri më tani ky shërbim nuk është kryer në shërbimin publik shëndetësor.
Presidentja Osmani së bashku me ministrin Vitia e cilësuan këtë shërbim shumë të rëndësishëm për qytetarët, teksa thanë se janë të lumtur që qytetarëve do t’u mundësohet pa pagesë, gjë e cila nuk ka ndodhur deri më tani.