Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Lybeniqit në Pejë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar në vendin e ngjarjes për të nderuar martirët.
Gjatë vizitës, Osmani u takua me dëshmitaren e masakrës, e cila i bëri thirrje presidentes për unitet në politikë.
“Ne si familjarë kërkojmë që e gjithë politika të ketë unitet dhe Republika e Kosovës të jetë më fortë”, tha ajo./teve1.info/







