Pas përfundimit të mandatit si presidente e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë reagimin e saj të parë publik duke uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.
Përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo ka përcjellë urimin: “Për shumë mot Pashkët, të dashur vëllezër e motra!”.
Ndërkohë, detyra e presidentes është marrë përkohësisht nga Albulena Haxhiu, ndërsa Osmani në fund të mandatit ka falënderuar qytetarët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen gjatë periudhës së saj në detyrë.








