Osmani është shprehur se ka besim se lidhjet mes dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij.
“Urime të përzemërta për Mbretin Charles III për ngjitjen në fron. Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e Madhërisë së Tij ndaj aleancës Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, siç u konfirmua gjatë vizitës së tij në vitin 2016. Ne kemi besim se lidhjet tona do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij”, ka thënë ajo. /Teve1.info/