TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani tha se gratë kishin rol vendimtar në shtetndërtimin e Kosovës, përmend 20 mijë gra të dhunuara

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani tha se gratë kishin rol vendimtar në shtetndërtimin e Kosovës, përmend 20 mijë gra të dhunuara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, tha se gratë në Kosovë kishin rol vendimtar në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, raporton teve1.info

Në kuadër të Panelit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Presidentja Osmani diskutoi për rëndësinë e kësaj agjende përkrah Zëvendës Presidentes së Republikës së Kolumbisë, Francia Elena Márquez, Ministres Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Svenja Schulze, dhe lideres së opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Sipas një komunikate për medie, në këtë panel, Presidentja Osmani foli për shembullin e grave të Kosovës si bartëse dhe pjesëmarrëse aktive në procese historike në Kosovë.

Ajo përmendi aktivizmin e pashoq të grave të Kosovë përgjatë një trajektoreje strategjike në vend, nga koha e rezistencës paqësore të viteve të 90ta, përgjatë luftës çlirimtare, si dhe të gjitha fazat e shtetndërtimit. Presidentja Osmani potencoi se gratë e Kosovës janë vetë sinonimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke qenë se ato e kanë jetësuar atë ndër vite.

“Duke folur për shembujt e suksesshëm të implementimit të kësaj agjende në Kosovë, Presidentja Osmani theksoi se angazhimi ka qenë i gjithanshëm, duke përfshirë rolin e jashtëzakonshëm të shoqërisë civile, por edhe përgjegjshmërinë e lartë institucionale. Ajo theksoi se janë mbi 20 mijë gra të dhunuara në Kosovë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit. Në këtë kontekst, ajo vlerësoi edhe rëndësinë e madhe që ka pas themelimi i Komisionit për verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë për të ndihmuar rikuperimin dhe trajtimin e duhur të të mbijetuarave pas përfundimit të luftës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ajo theksoi që për shkak të historisë së Kosovës dhe rolit aktiv të grave ndër vite në procese të paqes dhe lirisë, Kosova mund të shihet fare lehtë si epiqendër e diskutimeve strategjike mbi Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ajo përmendi edhe rëndësinë e organizimit të Forumit të parë ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, i cili synohet të bëhet një ngjarje tradicionale me qëllim të rrjetëzimit dhe shkëmbimit të shembujve të suksesshëm të implementimit të kësaj agjende anë e mbanë botës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE shprehet e shqetësuar për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale

Pas “albinsektit” të Blushit, Qorrolli: Përralla zoologjike, jo analizë politike

Pas “albinsektit” të Blushit, Qorrolli: Përralla zoologjike, jo analizë politike

Limaj nga hapja e fushatës: Përkushtimi ynë në vendlindje tregon sa e duam Kosovën

Limaj nga hapja e fushatës: Përkushtimi ynë në vendlindje tregon sa e duam Kosovën

Nisma hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale

Nisma hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale

Dy gola të Fisnik Asllanit për Hoffenheimin në Bundesligë

Dy gola të Fisnik Asllanit për Hoffenheimin në Bundesligë

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE shprehet e shqetësuar për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale

Flick i ashpër me federatën spanjolle për Yamalin: “I dhanë qetësues dhimbjesh dhe e mbajtën në lojë”

Flick i ashpër me federatën spanjolle për Yamalin: “I dhanë qetësues dhimbjesh dhe e mbajtën në lojë”

Pas “albinsektit” të Blushit, Qorrolli: Përralla zoologjike, jo analizë politike

Pas “albinsektit” të Blushit, Qorrolli: Përralla zoologjike, jo analizë politike

Izraeli thotë se mbi 250.000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës

Izraeli thotë se mbi 250.000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës

Evropa ‘çmendet’ pas Erxhan Osmanit të Turqisë, vite më parë ai nisi karrierën e basketbollit në Kosovë

Evropa ‘çmendet’ pas Erxhan Osmanit të Turqisë, vite më parë ai nisi karrierën e basketbollit në Kosovë

Arsenali fiton bindshëm ndaj Nottinghamit, dy gola nga Zubimendi

Arsenali fiton bindshëm ndaj Nottinghamit, dy gola nga Zubimendi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën