Në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se të mbijetuarit u bënë simbol i forcës përballë krimeve çnjerëzore të regjimit gjenocidal të Millosheviqit.
Osmani ka theksuar se në Kosovë, guximi i tyre trason rrugën për te drejtësia dhe drejt një bote ku dhuna seksuale nuk përdoret më si armë lufte.
“Zërat e tyre tejkalojnë kufijtë tanë dhe e kthejnë dhimbjen në forcë dhe frymëzim për ndryshim global. Ne ecim përkrah tyre, me krenari dhe përkushtim”, ka shkruar ajo në Facebook.