Osmani e takoi Bidenin gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.
Presidentja Osmani tha se Biden shprehu mbështetjen e tij për Kosovën.
“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II. Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”,ka shkruar Osmani në Facebook.








