Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.
Osmani ka thënë se në takim është diskutuar për çështje të sigurisë dhe të ardhmen euroatlantike.
“Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja Osmani bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po marrin pjesë në në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada.