Në kuadër të takimeve në Samitin Botëror të Ndryshimeve Klimatike COP28 në Dubai, presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me kryeministrin e Republikës Çeke, Petr Fiala.
Ajo me këtë rast ka theksuar se Republika Çeke është një aleate e rëndësishme e Kosovës.
“Gjatë COP28, falënderova kryeministrin Petr Fiala për mbështetjen e Çekisë dhe shprehëm angazhimin tonë për të vazhduar forcimin e lidhjeve tona dypalëshe”, ka shkruar Osmani në Twitter.