Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Bruksel, të mërkurën (18 dhjetor) ka takuar Komisioneren e re të BE-së për Zgjerim, Marta Kos.
Sipas njoftimit Osmani ka theksuar rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës në BE, heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe ka potencuar rëndësinë e llogaridhënies për sulmet terroriste dhe aktin e agresionit të vitit të kaluar
Po ashtu bëhet e ditur se në takim është diskutuar edhe për reformat dhe progresin e Kosovës në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe sigurisë.