Osmani ka thënë se me Kovaçevskin ka diskutuar për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe përafrimit të qytetarëve të të dy shteteve.
“Takim përmbajtjesor me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovacevski. Diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona për t’i përafruar tutje qytetarët tanë”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Sipas saj, Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë vendin në Bashkimin Evropian.
“Raportet tona të shkëlqyera ndërshtetore janë inkurajuese në një kohë përcaktuese për kontinentin tonë. Si Kosova, ashtu edhe Maqedonia e Veriut e kanë vendin në Bashkimin Evropian, prandaj presim që vendet anëtare të BE-së ta përkrahin perspektivën dhe vendosmërinë tonë të qartë”, ka thënë Osmani. /teve1.info/