Bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast u potencua rëndësia e koordinimit dhe bashkëpunimit të rregullt me vendet aleate.
“Po ashtu u diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Italisë. Në këtë kontekst u theksua potenciali i lartë për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve relevante në dobi të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Ky takim u realizua në prag të vizitës së Presidentes Osmani në Itali./teve1.info./