TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani sot merr pjesë në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Osmani nuk do ta dekretojë Ligjin për Pagën Minimale pa vendim të Kushtetueses

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo-Brijuni, i cili do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, Osmani do ta mbajë fjalim, ndërkaq më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.

Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se temat qendrore të takimit të sivjetmë janë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE, luftimi dhe zvogëlimi i pasojave nga ndryshimet klimatike në rajon, si dhe krijimi i kushteve për qëndrimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

Takimi i Brdo-Brijuni është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe të Sllovenisë dhe Kroacisë, e ku fokusi kryesor është në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në BE.

Ky proces është një nismë rajonale e bashkë-themeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.

Gjatë qëndrimit të Maqedoninë e Veriut, Presidentja Osmani, krahas presidentit Stevo Pendarovski dhe atij të Shqipërisë, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Shën Terezës në hapësirën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup.

Ndërkaq, Presidenca maqedonase ka publikuar pjesëmarrjen e presidentëve në këtë takim, si dhe ka bërë të ditura temat që do të jenë në fokus.

“Në fokus të takimit të sivjetshëm të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni në Shkup janë integrimi evropian, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i të rinjve”, thuhet në njoftim, përcjell teve1.info

Sipas njoftimit pjesëmarrës në këtë takim do të jenë, “Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, do të marrin pjesë në takim si bashkëpritës, si dhe presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti. i Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës: Zheljko Komshiq, Denis Beqiroviq dhe Zheljka Cvijanoviq”.

Ndërkohë, dje presidentja e vendit është pritur nga homologu i saj maqedonas, Stevo Pendarovski, në prag të takimit me liderët. teve1.info/

Tags: lideret e Ballkanit Perendimorpresidentja OsmaniShkup
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takon personalitete franceze në Paris, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe integrimin euro-atlantik

Kurti takon personalitete franceze në Paris, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe integrimin euro-atlantik

Maqedonci: Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për sigurinë e Kosovës

Maqedonci: Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për sigurinë e Kosovës

299 raste me fruth në Kosovë, 30 të konfirmuara vetëm gjatë javës së fundit

299 raste me fruth në Kosovë, 30 të konfirmuara vetëm gjatë javës së fundit

Fotografia zyrtare e Presidentes Justina Shiroka-Pula vendoset në Presidencë dhe institucionet e Kosovës

Franca akuzon Iranin se qëndron pas sulmit kibernetik ndaj supermarketeve

Tri pajisje shtëpiake që shpenzojnë më shumë rrymë edhe kur nuk i përdorni

Tri pajisje shtëpiake që shpenzojnë më shumë rrymë edhe kur nuk i përdorni

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit

Fotografia zyrtare e Presidentes Justina Shiroka-Pula vendoset në Presidencë dhe institucionet e Kosovës

Fotografia zyrtare e Presidentes Justina Shiroka-Pula vendoset në Presidencë dhe institucionet e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën