Ajo këto komente i ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.
Osmani ka thënë se në takim është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Sllovenia mbetet një nga aleatet më të rëndësishme të popullit të Kosovës. Sot, bashkë me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, znj. Tanja Fajon, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Osmani, transmeton teve1.info.
Fajon para takimit me Osmanin është takuar me homologen Donika Gërvalla, ku në një konferncë për media ka thënë se Sllovenia mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.
Ajo tha se mbështesin edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./teve1.info/








