TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Sivjet Serbia ka tentuar të na destabilizojë – me aleatët i kemi parandaluar

by TËVË 1
6 muaj ago
0
A A
Osmani i jep zemër Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Deutsche Welle, ka deklaruar se gjatë pranverës së këtij viti, me mbështetjen e aleatëve, Kosova ka parandaluar tendencat destabilizuese të Serbisë.

Ajo ka shtuar se di objektivat e Beogradit, por nuk jep detaje për të mos penguar punën e institucioneve të sigurisë.

“Ka pasur tendenca destabilizimi sivjet në pranverë. Me ndihmën e aleatëve tanë i kemi parandaluar. Ka shumë që nuk duan të tregojnë publikisht se çfarë ka ndodhur. Unë i kam lexuar raportet e institucioneve tona dhe e di çfarë ka synuar Serbia. Informacionet janë të klasifikuara dhe është detyrë e institucioneve tona të sigurisë të vazhdojnë mbledhjen e të dhënave për t’i informuar institucionet dhe aleatët”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka lidhur këto zhvillime me sulmin e vitit 2023 në Banjskë, duke theksuar se kjo demonstroi qartë që Serbia po përdor taktika agresive dhe destabilizuese.

“Serbia përdor metoda hibride dhe paramilitare, jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër Bosnjës dhe vendeve të tjera të rajonit. Është e qartë që ajo vepron si dorë e zgjatur e Rusisë dhe vazhdimisht provon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka përmendur edhe sulmin në Ibër-Lepenc në nëntor 2024, që kishte për qëllim goditjen e infrastrukturës jetike të Kosovës, duke ndërprerë furnizimin me ujë, energji elektrike dhe ngrohje, si pjesë e përdorimit të metodave hibride.

Presidentja ka folur gjithashtu për situatën politike në vend, duke paralajmëruar se nëse nuk formohet Qeveria e re në afat, ajo do të ftojë liderët e partive politike për të sqaruar nëse ndonjëri ka numrat e nevojshëm për votimin e kabinetit të ri.

Osmani: Nëse s’ka qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra mund ta bëjë

Tags: SerbiaTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputetja britanike: E gabuar që SHBA-ja e BE-ja vendosën të kritikonin Kosovën

Serbisë mund t’i shkurtohet fondet, Kearns: Brukseli po zgjohet

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët Ortodokse, bën thirrje për besim, mirësi dhe përkushtim

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Deputetja britanike: E gabuar që SHBA-ja e BE-ja vendosën të kritikonin Kosovën

Serbisë mund t’i shkurtohet fondet, Kearns: Brukseli po zgjohet

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi legjendë e Mallorcas, thyen rekordin e Eto’os

Valëzat në Danub

Valëzat në Danub

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët Ortodokse, bën thirrje për besim, mirësi dhe përkushtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën