Osmani theksoi se kjo ceremoni konfirmon se lidhja mes Kosovës dhe SHBA-së është për t’i qëndruar njëra-tjetrës në kohë të mira e të këqija, përcjell teve1.info
“Republika e Kosovës, një shtet i pavarur e me demokraci të suksesshme, dhe një ekonomi me prosperitet është krenare dhe e përulur të ketë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krah. Ju na dëgjoni duke përsëritur kohë pas kohe se SHBA-të janë miku ynë më i fortë dhe të dyja shtetet tona dhe popujt tanë gëzojnë një lidhje unike, e po ashtu edhe një partneritet të mirëfilltë që i ka bërë ballë testit të kohës. Kjo ceremoni konfirmon edhe njëherë atë se për çka është kjo marrëdhënie. Është për të qëndruar për njëri-tjetrin dhe për të qenë për tjetrin në kohë të mira e të këqija”, tha Osmani.
Presidentja Osmani shtoi se përmes MCC-së, SHBA-ja sot konfirmon mbështetjen e fuqishme për Kosovën.
“Sot, SHBA-ja, përmes MCC-së rikonfirmon mbështetjen e fuqishme për Republikën tonë të re dhe gatishmërinë për të na ndihmuar ne më tutje ekonomikisht”, potencoi ajo. /Teve1.info/