Osmani: Serbia është rreshtuar krah Rusisë, anëtarësimi i Kosovës në NATO më i domosdoshëm se kurrë

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia është rreshtuar krah Rusisë, në pushtimin e Ukrainës.

Në llogarinë e saj në Twitter, Osmani konsideron se Serbia nuk është neutrale.

“Serbia nuk është neutrale. Serbia po qëndron me Rusinë”, shkroi Osmani.

Presidentja e vendit shtoi se shtetet demokratike përfshirë Kosovën, po qëndrojnë me Ukrainën.

Osmani ka bërë thirrje që Kosova të pranohet në NATO, duke shtuar se është e domosdoshme.

“Pra, anëtarësimi i Kosovës në institucionet euro-atlantike është më i domosdoshëm se kurrë”, shkroi Osmani në Twitter.

 

 

Postime të ngjashme

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist