Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shteti serb duhet të sanksionohet për veprimet e saj në veri të Kosovës, raporton teve1.info
Në një intervistë për CNN, Osmani tha se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut.
“Është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar. Çdo dëshmi tregon lidhjen direkt të shtetit serb me atë që ndodhi në veri të vendit.
Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë. Vuçiqi do të vazhdojë ta përdorë narrativen e Millosheviqit”, tha Osmani.