Në fotografit e publikuara Osmani shihet se është takuar edhe me kryeministren Liz Truss
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi të pritjes që është bërë në Buckingham Palace ku është takuar me Mbretin Charles III e kryeministren Liz Truss, si dhe të tjera personalitete në kuadër të ceremonive mortore për Mbretëreshën Elizabeta II.
“Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, ka shkruar Osmani në Twitter.








