TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Osmani pritet të sqarojë deklaratën për Trumpin, pas akuzave të Grenellit

E pas deklaratave të emisarit amerikan, Richard Grenell për presidenten e Kosovës se i ka manipuluar fjalët e Trumpit për ndalimin e një lufte javëve të fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, zyra e presidencës ka njoftuar që Osmani do i drejtohet medieve përmes një konference sapo të kthehet në Kosovë. Teksa ish diplomati, Blerim Canaj duke i cilësuar si lapsuse deklaratat, ka thënë që këto bëhen kur nuk ka komunikim të brendshëm.

nga Fetije Kamberi
4 orë më parë
0 0
A A

Më 15 qershor presidenti amerikan, Donald Trump foli për Kosovën dhe Serbinë.

I pari i shtëpisë së bardhë tha prerazi që e ka ndaluar një luftë serioze mes dy vendeve.

“Serbia, e dini, po përgatitej për luftë, me një grup që as nuk do ta përmend, sepse nuk ndodhi. Ne arritëm ta parandalonim, por kam një mik në Serbi që tha se do të shkojë përsëri në luftë. Nuk do të them se është Kosova, por është Kosova. Ata po përgatiteshin për një luftë serioze, ne e parandaluam. E parandaluam për tregti. Ata donin të tregtonin me Shtetet e Bashkuara. Unë thashë: ne nuk tregtojmë me ata që luftojnë”, ka thënë Trump.

Nuk shkoi shumë e Trump sërish foli për Kosovën.

“Shiko ne kemi bërë punë të mirë, me Indinë dhe Pakistanin, me Serbinë e Kosovën dhe Ruandën dhe Kongon, krejt kjo u bë në tri javët e fundit që ishin gati të luftonin”, ka thënë tutje Trump.

Për një depërshkallëzim eventual  foli edhe shefja e shtetit me 10 korrik.

Presidentja Vjosa Osmani tha që presidenti amerikan parandaloi  një depërshkallëzim nga Serbia.

Sipas saj, nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit.  Ndaj, nuk duhet ta mohojmë mundësinë, sepse ka ndodhur më pare. Meqenëse ka ndodhur më parë, parandalimi dhe frenimi janë thelbësorë. Dhe, ndonjëherë, parandalimi dhe frenimi kërkojnë më shumë sesa vetëm praninë e ushtrisë. Kërkojnë edhe udhëheqje politike. Duhet një telefonatë, një paralajmërim, dhe kjo është pikërisht ajo që ndodh kur Amerika merr një rol udhëheqës”, ka thënë Osmani

E i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka thënë se Osmani i ka manipuluar fjalët e Trumpit.

“Turp për Vjosa Osmanin manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump.Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Shtëpinë e Bardhë në Zyrën Ovale.Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, thënë Grenell.

Ndërsa, ish diplomati, Blerim Canaj e cilëson si lapsus deklaratën e Osmanit.

Për Canaj, këto ndodhin kur nuk ka komunikim të brendshëm.

“Mendoj që në qoftë se ne e kemi këtë reagim të Richard Grenell pas deklaratave të Vjosa Osmanit i bie që faktikisht nuk ka pasur një marrëveshje, nuk ka pas një koordinim për shkak që të gjithë e dijmë që në diplomaci dhe në marrëdhënie në mes shteteve ekziston ai komunikimi kur diçka thuhet publikisht atëherë duhet që së pari që palët të merren vesh se a mund të lëshojmë këtë si informatë apo si komunikatë apo si diçka tjetër”, ka thënë Canaj.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se Osmani për të qartësuar këtë deklaratë do të mbajë  një konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë.

Sot presidentja ka udhëtuar për në Letoni.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Nesër bien temperaturat

Nesër bien temperaturat

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

“Info Nata”- 14.07.2025

“Info Nata”- 14.07.2025

Vëlla e motër nga Kosova, Hana e Muhamed Kurtolli fitojnë medalje në olimpiadën e matematikës në Barcelonë

Vëlla e motër nga Kosova, Hana e Muhamed Kurtolli fitojnë medalje në olimpiadën e matematikës në Barcelonë

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Nesër bien temperaturat

Nesër bien temperaturat

Erjon Kastrati kthehet te Ylli

Erjon Kastrati kthehet te Ylli

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X