TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Pres që sa më shpejt të thirret seanca për votimin e qeverisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani Sadriu ka deklaruar se pret që seanca për formimin e Qeverisë “Konjufca” të thirret sa më shpejt. E para e vendit foli edhe për plagosjen dhe rrëmbimin e qytetarit serb nga Leposaviqi, nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës, ajo tha se ky është një provokim i radhës nga pala serbe.

by Venhar Isufi
3 muaj ago
0 0
A A

Edhe nëntë ditë kanë mbetur deri tek afati për tu thirrur seanca për formimin e qeverisë së re.

E pas dështimit të mandatarit të parë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për ta formuar qeverinë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani mandatoi Glauk Konjufcën si të propozuar nga LVV-ja.

Osmani në një deklaratë për media tha që shpreson që seanca të thirret sa më parë.

“Siç e dini i mandatari i dytë, për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues dhe do të varet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe nga Kryesia e Kuvendit se kur ftohet seanca. Siç e dini seanca duhet të ftohet brenda afati Kushtetues pra kanë mbetur edhe pak ditë shpresoj që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance. Mirëpo unë nuk mund ta paragjykoj”, tha ajo.

Ndërkaq, e pyetur nga Tëvë 1 për plagosjen dhe rrëmbimin e qytetarit serb brenda territorit të Kosovës nga xhandarmeria serbe javë më parë, Osmani e cilësoi një krim nga pala serbe dhe se sipas saj, institucionet janë koordinim me aleatët ndërkombëtar për zbardhjen e rastit.

“ Sa i përket informatave të deri tanishme që i kemi nga institucionet e sigurisë, ju e keni parë edhe deklarimin publik të Policisë së Kosovës, por edhe institucioneve të tjera, që kanë qenë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Mirëpo përtej kësaj, përtej çështjes se ku ka ndodhur pavarësisht se ku t’kenë qenë ndodhur, kjo prapë se prapë është krim, është provokim i rëndë, dhe është tentim vrasje e institucioneve shtetërorë të Serbisë, ndaj një qytetari të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

E para e shtetit konfirmoi se qytetari serb nga Leposaviqi, nuk është lejuar të vizitohet nga ambasadori i Kosovës në Serbi, dhe se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

“ Përfaqësuesi ynë në Beograd ambasadori, Jashari ka tentuar disa herë që ta vizitoi të plagosurin mirëpo nuk është lejuar nga ana e spitalit, informatat që i kemi janë se ai është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Përveç kësaj, institucionet tona janë në komunikim edhe me familjen e të plagosurit, qytetarit tonë, dhe të gjithë dëshmitarët që kanë parë ngjarjen dhe çfarë ka ndodhur”, u shpreh ajo.

Derisa, Presidentja ka alarmuar se nëse s’ka zgjatje buxhetore për tre muajt e parë të vitit 2026, punëtorët në sektorin publik mund të mbesin pa paga.
“Të sigurohemi që deri në fund të marsit askush mos të mbetet pa paga, njerëzit të mos mbesin pa bukë në tavolinë, njerëzit mos të mbesin pa barna në spitale. Këto janë çështje esenciale për jetën e qytetarëve dhe unë pres reflektim nga partitë politike. Ne gjithçka e kemi gati si dokumentacion dhe krejt çka duhet është vullneti i partive politike”, tha ajo.

Por për këto çështje Osmani tha se ende nuk ka marrë përgjigje nga partitë parlamentare.

E para e vendit pati një apel karshi deputetëve të Kuvendit që të vendosin në interes të qytetarëve dhe të shtetit, pasi sipas saj gjatë tërë vitit 2025 nuk kanë bërë asgjë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim për të akuzuarit

Përfundon verifikimi i votave në 17 komuna

Rinumërohen mbi 70% e votave, 25 komuna përmbyllin procesin

​Merret vendim – Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1 mijë euro

​Merret vendim – Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1 mijë euro

Protestat e transportuesve po rrezikojnë tregtinë, OEK i bën thirrje BE-së për ndërhyrje

Protestat e transportuesve po rrezikojnë tregtinë, OEK i bën thirrje BE-së për ndërhyrje

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim për të akuzuarit

Emisioni “Ditari” 26.01.2026

Emisioni “Ditari” 26.01.2026

Mesazhi prekës i Rita Orës për gjyshen e saj!

Mesazhi prekës i Rita Orës për gjyshen e saj!

Katër persona të vdekur si pasojë e një zjarri në një fabrikë në Greqi

Katër persona të vdekur si pasojë e një zjarri në një fabrikë në Greqi

Ekspertët ngrenë alarmin, kjo sëmundje e re po prek pothuajse 90% të të rriturve!

Ekspertët ngrenë alarmin, kjo sëmundje e re po prek pothuajse 90% të të rriturve!

Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Gaza, në shkeljen e fundit të një marrëveshjeje armëpushimi

Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Gaza, në shkeljen e fundit të një marrëveshjeje armëpushimi

Asllani flet pas debutimit te Torino

Asllani nuk largohet nga Italia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën