Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Masakrën e Rezallës së 5 prillit 1999, në të cilën u vranë 98 persona të fshatit Rezallë të Skenderajt dhe fshatrave përreth, nga forcat serbe.
Osmani ka shkruar se kjo masakër dëshmon tipologjinë e masakrave të kryera, të planifikuara e të udhëhequra nga forcat shtetërore serbe, synimi i së cilave ishin sulmet përndjekëse masive, vrasjet, dhunimet, djegia dhe shkatërrimi i pronës, deportimi i dhunshëm dhe shfarosja e popullatës civile shqiptare.
“Ne nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për viktimat”, ka premtuar Osmani, njofton Zyra e Presidencës.






