Ajo ka thënë se kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm ndërkaq e vazhdueshme duhet do të jetë përpjekja për t`i sjellë autorët e krimit para drejtësisë.
“21-vjet pa deputetin e Kuvendit të Kosovës, aktivistin dhe komandantin e UÇK-së për rajonin e Rugovës, luftëtarin e lirisë, Smajl Hajdarajn. Kujtimi për patriotin dhe luftëtarin e pathyeshëm do të mbetet i përjetshëm, ndërkaq e vazhdueshme duhet do të jetë përpjekja për t`i sjellë autorët e krimit para drejtësisë. Heroi i Kosovës do të mbetet udhërrëfyes për brezat e tashëm dhe të ardhshëm”, thuhet në njoftim./teve1.info./