Osmani ka theksuar se me Skënderbeun lidhet secila përpjekje për liri, përcjell teve1.info
“Pas vetes na e la projektin e parë evropian të shqiptarëve dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme ushtarake e diplomatike, e cila është shndërruar në model frymëzues për çdo shqiptar. Me emrin dhe namin e tij lidhet secili projekt shtetëror e politik, me modelin e përbashkimit, të kultivuar me aq mençuri. Me heroin tonë kombëtar lidhet secila përpjekje politike jona për konsolidim kombëtar e secila përpjekje për liri. Ai është frymëzim i përhershëm, është shenjë dalluese e identitetit tonë kombëtar. I përulemi veprës dhe heroizmit të tij!”, është shprehur Osmani.
Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1405, në familjen mbretërore të Kastriotëve.
Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare dhe konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. /Teve1.info/