TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani paralajmëron takim me opozitën për draft-statutin e Asociacionit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani: Është thelbësore të kuptohet se lidershipi nuk njeh gjini

Presidentja  Vjosa Osmani ka paralajmëruar një takim me partitë opozitare në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo tha se pas dorëzimit të drafit edhe tek partitë opoziare do t’i thërras të njëjtat në takim ditëve më vijim për t’i marrë shqetësimet e tyre sa i përket draftit të dorëzuar nga euro-amerikanët.

“Së shpejti do t’i thërras partitë opozitare në takim që të dëgjojë vlerësimet e tyre pasi e kanë marrë edhe ata draftin. Cilat janë komentet e tyre, cilat janë çështjet të cilat ata dëshirojnë që të sqarohen. Do t’i inkorporojë edhe ato komente, natyrisht me ato që pajtohemi dhe kemi vlerësimin e njëjtë në mënyrë që të përforcohen dhe përbashkohen zërat tanë për të gjitha ato çështje që mendojmë të përmirësohet ky draft…Unë do të pres që t’i takoj dhe t’i dëgjojë më në detaje shqetësimet e tyre para se t’i komentoj. Tani për fund të vitit do t’i ftojë partitë opozitare për konsultime të fundvitit për këtë temë dhe për shumë tema të tjera që kanë të bëjnë me interesin nacional”, tha Osmani.

Duke folur për adresimin e shqetësimeve të institucioneve për draft-statutin e asociacionit,Osmani tha se ka pasur takime me miqtë dhe aleatët për t’i nënvizuar se cilat pjesë të draftit janë të domosdoshme të sqarohen, në mënyrë që mos të krijohen probleme në zbatimin praktik të tij.

Ajo shtoi se do të dorëzojë edhe komente në momentin që ky dokument shkon në Gjykatën Kushtetuese për t’i eliminuar të gjitha paqartësitë e tij.

“Në momentin kur kemi pranuar draftin janë përgatitur një sërë komentesh që Qeveria e Kosovës i ka dërguar te të gjithë të deleguarit special, shteteve të involvuar. Pastaj ka pasur diskutime të ndara, ku shumë prej tyre edhe unë i kam pasur me miqtë dhe aleatët tanë, ku kemi treguar se cilat pjesë është e domosdoshme të sqarohen, në mënyrë që mos të krijojnë probleme në praktikë, të cilat nuk i dëshirojmë askush prej nesh. Mirëpo, meqenëse këto ende nuk janë bërë publike si komente, pasi ende jemi në fillim të procesit dhe vetë dokumenti nuk është dërguar për publikim nga e ana e hartuesve të tij, që janë komuniteti ndërkombëtar. Atëherë, ne do të presim që ata të publikojnë draftin, nuk besoj se do të ketë problem që të publikohen edhe komentet e institucionet. Ajo çka e kam thënë më herët se në momentin që dokumenti shkon në Gjykatën Kushtetuese siç është paraparë në vetë draft-statutin si presidente e vendit do t’i dërgoj komentet të cilat kanë për qëllim që ky draft të eliminojë disa prej këtyre paqartësive”, theksoi Osmani.

Sa i përket nisjes së peticionit për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore, Osmani tha se ende nuk ka asnjë informatë zyrtare.

Ajo përsëriti qëndrimin se Serbia nuk ka respektuar kriteret ndërkombëtare në kërkesën adresuar OSBE-së për organizmin e zgjedhjeve edhe në Kosovë. Këto komente, ajo i i bëri pas pjesëmarrjes në konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria në Gjakovë ngre aktakuzë kundër një të dyshuari për shitblerje narkotikësh

Ndoqi policin në Skoci me sharrë elektrike, shpallet fajtor shqiptari për tentim vrasje

Ndoqi policin në Skoci me sharrë elektrike, shpallet fajtor shqiptari për tentim vrasje

“Një kafe me kryetarin”, Bekë Berisha publikon foto me Ramën

“Një kafe me kryetarin”, Bekë Berisha publikon foto me Ramën

Kurti: Kosova drejt shndërrimit në qendër rajonale të industrisë së drurit

Hamza për Limajn: Jemi shokë dhe miq – nëse ka diçka konkrete, do të dalim sërish këtu

Hamza për Limajn: Jemi shokë dhe miq – nëse ka diçka konkrete, do të dalim sërish këtu

Ngritën çmimet e prodhimit në Kosovë

Ngritën çmimet e prodhimit në Kosovë

Tajvani investon 40 miliardë dollarë për kupolë mbrojtëse dhe armatim amerikan

Tajvani investon 40 miliardë dollarë për kupolë mbrojtëse dhe armatim amerikan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën