TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Oficeret gra po sjellin besim dhe llogaridhënie në komunitet

Është mbajtur forumi “Nga Rezoluta në Veprim, 25 vjet që Gratë Transformojnë Paqen dhe Sigurinë në Kosovë” e organizuar nga EULEX. Shefi i EULEX- Giovani Pietro Berbano theksoi se oficeret femra po sjellin perspektiva unike dhe besim duke marrë shembull Shërbimin Korrektues të Kosovës, ndërkaq Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Kosova është shndërruar në sinonim të agjendës për Gratë Paqen dhe Sigurinë.

by Venhar Isufi
3 muaj ago
0 0
A A

E para mbërriti presidentja e vendit, Vjosa Osmani Sadriu.

Afër saj janë edhe krerë të institucioneve të Sigurisë.

Të martën u mbajt forumi “ Nga Rezoluta në Veprim, 25 vjet që gratë transformojnë Paqen dhe Sigurinë” për çka e para e vendit tha se Kosova është shndërruar në sinonim për Gratë Paqen dhe Sigurinë.

“ Kosova ka dëshmuar përgjatë viteve se mund të jap shumë në këtë fushë. Pavarësisht periudhave të vështira dhe të errëta që përjetoi populli ynë gjatë luftës, ne arritëm që të ringrihemi dhe të ndërtojmë lirinë falë forcës, guximit të grave dhe burrave tanë. Republika e Kosovës është shëndrruar në sinonim të agjendës për Gratë Paqen dhe Sigurinë, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm tonë shtetërorë”, tha Osmani.

Kurse Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovani Pietro Berbano theksoi se oficeret gra me grada të larta në institucionet e Sigurisë, po sjellin besim dhe llogaridhënie në komunitet.

“Oficeret femra sjellin, perspektiva unike që nxisin besimin dhe llogaridhënien në komunitete veçanërisht, për të mbijetuarat me bazë gjinore. Në institucionet korrektuese lidershipi i grave promovon rehabilitimin dhe ruan dinjitetin duke sqaruar që sistemet e Drejtësisë të marrin në konsideratë nevojat e ndryshme të të gjithë burgosurve për të mbështetur në mënyrë më efektive riintegrimin dhe rehabilitimin e tyre”, tha ai.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha deklaroi se aktualisht në Policinë e Kosovës janë 15.18% gra.

“Duke filluar me 36 gra të policeve në gjeneratën e parë në vitin 1999, dhe vazhduar deri më sot, me 1503, gra dhe femra brenda Policisë, apo 15.18% gra në Policinë e Kosovës, Policia e Kosovës ka rrugëtuar pothuajse paralelisht me rezolutën 1325 ku për një çerek shekulli, Policia e Kosovës ka zhvilluar zhvillime të rëndësishme duke u fokusuar në profesionalizëm stabilitet dhe besueshmëri ndaj qytetarëve”, tha Hoxha.

Edhe në Shërbimin Korrektues të Kosovës, në dhjetëra departamente udhëheqëse, janë gratë.

“Në vazhdimësi i kemi bërë thirrje gruas që të marrë drejtimin e këtij institucioni e kemi gjetur këtë institucione me zero pozita drejtuese jam i lumtur që sot në Shërbimin Korrektues të Kosovës kemi me dhjetëra gra që udhëheqin edhe departamente edhe burgje por edhe në nivele të ulëta drejtuese kemi me dhjetëra të tilla.” , tha drejtori Ismajl Dibrani.

Nga ky forum u kërkuar që gratë dhe vajzat, të kenë hapësira më të mëdha menaxheriale në institucionet e vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim për të akuzuarit

Përfundon verifikimi i votave në 17 komuna

Rinumërohen mbi 70% e votave, 25 komuna përmbyllin procesin

​Merret vendim – Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1 mijë euro

​Merret vendim – Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1 mijë euro

Protestat e transportuesve po rrezikojnë tregtinë, OEK i bën thirrje BE-së për ndërhyrje

Protestat e transportuesve po rrezikojnë tregtinë, OEK i bën thirrje BE-së për ndërhyrje

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim për të akuzuarit

Emisioni “Ditari” 26.01.2026

Emisioni “Ditari” 26.01.2026

Mesazhi prekës i Rita Orës për gjyshen e saj!

Mesazhi prekës i Rita Orës për gjyshen e saj!

Katër persona të vdekur si pasojë e një zjarri në një fabrikë në Greqi

Katër persona të vdekur si pasojë e një zjarri në një fabrikë në Greqi

Ekspertët ngrenë alarmin, kjo sëmundje e re po prek pothuajse 90% të të rriturve!

Ekspertët ngrenë alarmin, kjo sëmundje e re po prek pothuajse 90% të të rriturve!

Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Gaza, në shkeljen e fundit të një marrëveshjeje armëpushimi

Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Gaza, në shkeljen e fundit të një marrëveshjeje armëpushimi

Asllani flet pas debutimit te Torino

Asllani nuk largohet nga Italia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën