Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmanit.
Osmani ka thënë se kontributi i tij profesional për media vendore dhe ndërkombëtare do të mbeten trashëgimi e përhershme.
“Presidentja Osmani ngushëllon familjen dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen nga jeta të gazetarit, Faton Osmani. Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani. Kontributi i tij profesional për media vendore dhe ndërkombëtare dhe përkushtimi për informimin e saktë e të pavarur do të mbeten trashëgimi e përhershme. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe komunitetit të gazetarëve!Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.I përhershëm qoftë kujtimi për Faton Osmanin!”, ka shkruar Osmani./teve1.info/