Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares Albulena Haxhiu, njofton zyra e Presidencës.
Ceremonia e pranim-dorëzimit do të zhvillohet të shtunën në kabinetin e Presidencës në orën 16:00.
Kryeparlamentarja Haxhiu do të ushtrojë funksionin e presidentes derisa Kuvendi të zgjedhë një president të ri, një detyrë që mund ta mbajë për maksimumi 6 muaj. /teve1.info/







