Gjatë këtij takimi, ajo u shpreh se ka potencuar përkushtimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet si dhe rrugën e saj euroatlantike.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ka kërkuar përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave si dhe mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër.
“Sot në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor potencova përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën e saj euroatlantike, kërkova përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër”, thuhet në postim./teve1.info/