TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani në takim me Tajanin e Crosetton: Serbia po përpiqet që nëpërmjet strukturave ilegale ta destabilizojë Kosovën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani në takim me Tajanin e Crosetton: Serbia po përpiqet që nëpërmjet strukturave ilegale ta destabilizojë Kosovën

Në njoftimin për media thuhet se Kosova e konsideron Italinë si një partnere, me të cilën synon thellimin e marrëdhënieve bilaterale në shumë fusha, ka theksuar Presidentja Osmani, duke mirëpritur idenë e palës italiane për organizimin e një forumi të përbashkët ekonomik ndërmjet bizneseve të dy shteteve.

Më tej thuhet se sipas Presidentes Osmani, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në fushën e reformave në drejtësi dhe zbatimin e sundimit të rendit e ligjit.

Ajo ka theksuar se Kosova është një vend me potencial të madh të të rinjve të kualifikuar dhe se ofron mjedis të përshtatshëm për investime të huaja.

“Nga zv.kryministri italian Tajani, Presidentja Osmani ka marrë mbështetje për liberalizimin e vizave, sikurse edhe për anëtarësimin ne Këshillin e Evropës. Presidentja Osmani ka vlerësuar kontributin e Italisë në kuadër të KFOR-it dhe ka theksuar nevojën për shtimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes. Duke u ndalur te zhvillimet e fundit në vend, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë në koordinim me aleatët dhe po bëjnë përpjekje intensive për ta gjetur një zgjidhje të pranueshme për çështjen e targave brenda afatit 48-orësh. Sipas Presidentes, Serbia po përpiqet që nëpërmjet strukturave ilegale në veri të vendit ta destabilizojë Kosovën”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e Kosovës për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës. Në këtë kontekst, ka potencuar se për sukses të procesit të dialogut, nevojitet trajtim i barabartë i palëve të përfshira.

Më tej, Presidentja Osmani nënvizoi se rezultati përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja reciproke. Në këtë frymë, Presidentja Osmani theksoi se procesi i dialogut nuk duhet lejuar të përdoret si instrument i Serbisë për ta minuar rrugën euroatlantike të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën