TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani në takim me Ali Ahmetin: Shqiptarët në RMV, faktor kyç për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Osmani në takim me Ali Ahmetin: Shqiptarët në RMV, faktor kyç për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka pritur në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon.

Sipas Presidencës theks i veçantë i është vënë rëndësisë së forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu thuhet se Osmani ka theksuar që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor thelbësor për stabilitetin dhe integrimin e këtij shteti.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, i shoqëruar nga ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe sekretarja për barazi gjinore, Arta Bilalli-Zendeli. Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Presidentja Osmani theksoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, janë faktor thelbësor për stabilitetin dhe integrimin e këtij shteti”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se ajo ka shtuar që çdo tendencë për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit duhet të kundërshtohet me vendosmëri nga të gjithë shqiptarët në RMV, si dhe i gjithë faktori shqiptar në rajon.

“Siç ka deklaruar edhe më parë, Presidentja Osmani, ritheksoi se shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut dhe forcë vendimtare që kanë drejtuar vendin drejt integrimit euroatlantik. Prandaj, çdo tendencë për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit sa i përket të drejtave tashmë të fituara e të konfirmuara të shqiptarëve në RMV duhet të kundërshtohet me vendosmëri nga të gjithë shqiptarët në RMV, si dhe i gjithë faktori shqiptar në rajon. Në këtë kuadër, ajo rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me të gjitha forcat që punojnë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të të gjithë rajonit”, thuhet në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Paca konfirmon aksionin e Prokurorisë Speciale: Në mesin e pesë të arrestuarve edhe dy të huaj

Paca konfirmon aksionin e Prokurorisë Speciale: Në mesin e pesë të arrestuarve edhe dy të huaj

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Komisioni Evropian publikon Raportin për Kosovën, evidenton ngecje në sundimin e ligjit dhe sfida në zhvillimin ekonomik

​KPMM raporton në Komisionin për Buxhet miliona euro borxhe, Trepça dhe Ferronikeli ndër borxhlinjtë kryesorë

​KPMM raporton në Komisionin për Buxhet miliona euro borxhe, Trepça dhe Ferronikeli ndër borxhlinjtë kryesorë

​Ndërron komandanti i kontingjentit grek të KFOR-it në Kosovë

Drita e Prishtina po barazojnë pas pjesës së parë

Drita e Prishtina po barazojnë pas pjesës së parë

Trump për rezultatet e zgjedhjeve: Irani ishte një nga faktorët që ndikoi në to

Trump për rezultatet e zgjedhjeve: Irani ishte një nga faktorët që ndikoi në to

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Komisioni Evropian publikon Raportin për Kosovën, evidenton ngecje në sundimin e ligjit dhe sfida në zhvillimin ekonomik

Barcelona mbetet një muaj pa Rodrin

Barcelona mbetet një muaj pa Rodrin

Ministri i Transportit në Spanjë jep dorëheqjen pas aksidentit të rëndë hekurudhor

Ministri i Transportit në Spanjë jep dorëheqjen pas aksidentit të rëndë hekurudhor

​KPMM raporton në Komisionin për Buxhet miliona euro borxhe, Trepça dhe Ferronikeli ndër borxhlinjtë kryesorë

​KPMM raporton në Komisionin për Buxhet miliona euro borxhe, Trepça dhe Ferronikeli ndër borxhlinjtë kryesorë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën