TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Osmani në Samitin e Brdo-Brijunit: Kosova, rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
​Osmani në Samitin e Brdo-Brijunit: Kosova, rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit dhe kontribut përmbajtjesor për rrugën e përbashkët euro-atlantike.

Osmani këto komente i bëri pas Samitit të Brdo-Brijunit që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Osmani, falënderoi presidentët nikoqirë të këtij samiti, Pendarovski, Musar dhe Milanoviq për mirëseardhjen e tyre në fillim të takimit të liderëve të procesit Brdo-Brijunit.

“Falënderoj Presidentët Pendarovski, Musar dhe Milanović për mirëseardhjen e tyre në fillim të takimit të liderëve të procesit Bërdo-Brione. Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit dhe kontribut përmbajtësor për rrugën e përbashkët euro-atlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, është paralajmëruar se Osmani do ta mbajë fjalim, ndërkaq më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.

Temat qendrore të takimit të sivjetmë janë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE, luftimi dhe zvogëlimi i pasojave nga ndryshimet klimatike në rajon, si dhe krijimi i kushteve për qëndrimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

Takimi i Brdo-Brijuni është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe të Sllovenisë dhe Kroacisë, e ku fokusi kryesor është në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në BE.

Ky proces është një nismë rajonale e bashkëthemeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.

Gjatë qëndrimit të Maqedoninë e Veriut, presidentja Osmani, krahas presidentit Stevo Pendarovski dhe atij të Shqipërisë, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Shën Terezës në hapësirën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup./teve1.info/

Tags: Samiti i Brdo-BrijunitShkupVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën