Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ndërrimin e komandës ndërmjet Kolonel Matthew O. Dinenna dhe Kolonel Terry A. Saul, raporton teve1.info
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci për stabilitet dhe siguri në vend.
“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul.
Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë! 🇽🇰🇺🇸’, thuhet në postimin e Osmanit në Facebook.